Fëmijët romë nuk shkojnë në shkollë, kanë mungesë të librave - Ora News - Lajmi i fundit

Ora News Lajme 2015-10-20

Views 6

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Mbi 100 fëmijë të komunitetit rom në qytetin e Fushë-Krujës nuk shkojnë në shkollë, për shkak të mungesës së librave. Në fillim të vitit të ri shkollor u premtua se do t?ju jepeshin falas, por prindërit e tyre pohojnë se nuk kanë marrë asnjë libër shkollor.
Fush Kruje-Këta femijë të komunitetit rom në Fushë -Krujë duhet të ishin në shkollë duke ndjekur mësimin, por mungesa e librave i ka lënë jashtë bankave.
Janë më shumë se 100 nxënës që nuk frekuentojnë shkollën sepse nuk janë pajisur me libra.
Edhe pse në prag të fillimit të shkollës u deklarua nga Ministria e Arsimit se librat do të jepeshin falas, prindërit pohojnë se ende nuk i kanë marrë.
Ndërkohë ka dhe nga ato familje rome, që të detyruar nga kushtet ekonomike, i marrin femijët me vete, si krah pune për të mbledhur kanaçe, si një menyrë për të siguruar bukën e gojës.


Për më shumë klikoni në http://www.oranews.tv/vendi/femijet-rome-nuk-shkojne-ne-shkolle-kane-mungese-te-librave/

Share This Video


Download

  
Report form
RELATED VIDEOS