Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Kreu i PD, Lulzim Basha mori pjese në ditën e dytë të Samitit të Partive Popullore Europiane u diskutua situata në Ballkan. Kapja e shtetit nga krimi i organizuar dhe oligarkët e lidhur me pushtetarët, përqendrimi i pushtetit dhe pasurive publike në pak duar kanë sjellë një situatë të rëndë ekonomike në Shqipëri, pasiguri dhe krizë ekonomike, tha zoti Basha në fjalën e tij. Kryetari i Partisë Demokratike solli në vëmendje numrin e lartë të azilkërkuesve nga vendi ynë që u janë drejtuar vendeve të Bashkimit Europian në vitet e fundit. Kjo situatë, tha zoti Basha e bën dhe më të domosdoshëm fokusimin e vëmendjes së Bashkimit Europian në Shqipëri, ku si rezultat i bashkëqeverisjes me krimin, dhunohen standardet demokratike e shteti ligjor dhe qytetarët goditën padrejtësisht.
Për më shumë klikoni në http://www.oranews.tv/vendi/basha-bashkeqeverisja-me-krimin-po-dhunon-standardet-demokratike/