Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Pasditja në Kuvend kulmoi me një debat mbi mandatin e deputetit mark Frroku, i cili aktualisht ndodhet në burg dhe po gjykohet për një vrasje në Belgjikë në vitin 1999. Opozita kundërshtoi vendimin e këshillit të mandateve për tja dërguar për interpretim gjykatës kushtetuese cështjen e mandatit të Frrokut nëse duhet të hiqet apo jo pas mungesës 6 mujore në Kuvend, sic parashikohet në Kushtetutë. Opozita tregoi se ka qënë e ndarë për këtë cështje në gjirin e saj dhe kërkoi votimin në Kuvend për heqjen e mandatit të Frrokut, ndërsa mazhoranca votoi për tja kaluar Kushtetueses me argumentin se mungesa e tij është një rast i paprecedent.
Për më shumë klikoni në http://www.oranews.tv/vendi/mandati-i-frrokut-opozita-kundershton-dergimin-per-interpretim-ne-kushtetuese/