Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Bllokohen plotësisht nga rrëshqitja e rrugës, banorët e fshatrave Godolesh, Griqan, Gur i Zi e Labinot Mal në bashkinë Elbasan. Shembja ka ndodhur gjatë natës së të premtes, si pasojë e reshjeve të dendura të ditëve të fundit.
Situata paraqitet akoma më problematike, pasi pak ditë më parë u bllokua edhe rruga e Bizës, që shërbente si rrugë dytësore për lidhjen me të tjerë fshatra.
Banorët e këtyre fshatrave e kanë pasur të pamundur të udhëtojnë drejt qytetit për nevojat e tyre.
Për më shumë klikoni në http://www.oranews.tv/vendi/shembet-rruga-bllokohen-qindra-familje-te-fshatrave-te-godoleshit/