Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Kërkesat në tregun e punës vijojnë të jenë më të larta për punonjësit e kualifikuar pas përfundimit të arsimit profesional. Ministri i Mirëqënies Sociale dhe Rinisë, Blendi Klosi, tha se 26 mijë vende pune presin këtë kategori duke e vënë theksin në rëndësinë e arsimit profesional.
INSTAT raporton për 2015 se papunësia në vend është 17.3%. Pavarësisht se të papunët ju kanë drejtuar zyrave të punësimit në të gjithë vendin, oferta më të shumta janë për punonjës të kualifikuar të dalë nga shkolla profesionale.
Ministri i Mirëqënies Sociale, Blendi Klosi, tha se ka 26 mijë vende punë të lira për këtë kategroi, ndërsa u kërkoi Ambasadorëve të huaj të mbështesin me projekte dhe investime konkrete shkollat profesionale.
Për më shumë klikoni në http://www.oranews.tv/vendi/arsimi-profesional-klosi-26-mije-vende-pune-presin-punonjes-te-kualifikuar/