Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Në shtëpinë muze të Piktorit të Popullit Vangjush Mio kanë filluar punimet restauruese për ta shpëtuar ndërtesën karakteristike nga degradimi i plotë.
Falë fondit 1.8 milion lekë, Drejtoria e Monumenteve të Kulturës në Korçë, ka ndërhyrë duke kryer riparimin e çatisë, dhe të mureve anesore që kishin pësuar çarje.
Punimet në këtë monument kulture të kategorisë së parë, pritet të përfundojnë pas dy javësh.
Për më shumë klikoni në http://www.oranews.tv/kultura/nis-restaurimi-i-shtepise-muze-te-vangjush-mios/