Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Prej mbrëmjes së të shtunës (7 nëntor 2015), në Durrës vijon aksioni nga punëtorë të komunales së plazhit për pastrimin e vijës bregdetare të ndotur me karburant.
Në operacion janë angazhuar dhe Forcat e Armatosura. Anije c'ndotëse dhe patrullimi kanë rrethuar zonat e ndotura dhe po punojnë për thithjen e ndotjes dhe normalizimin e situatës.
Forca Ajrore ka vënë në dispozicion një helikopter i cili ka kryer vëzhgimin nga ajri të plazhit dhe ka evidentuar pikat ku duhet ndërhyrje.
Për më shumë klikoni në http://www.oranews.tv/vendi/nis-pastrimi-i-bregdetit-prokuroria-dhe-policia-ne-kerkim-te-pergjegjesve/