PD akuza Kodhelit: Ndryshoi kriteret në favor të një firme, reagon ministria - Ora News

Ora News Lajme 2015-11-08

Views 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

PD ka vënë nën akuzë Ministren e Mbrojtjes, Mimi Kodheli se ka ndryshuar kriteret e dy tenderave të kësaj ministrie, në favor të një firme të paracaktuar fituese.
Deputetja Liljana Elmazi denoncoi fillimisht tenderin për rikonstruksionin e godinës të ministrisë.
Liljana Elmazi: Kontrolli ka zbuluar se Mimi e nisi rikonstruksionin e godinës pa marrë leje siç e detyron ligji, dhe për më tepër, kriteret ishin vendosur sipas firmës që ishte paracaktuar si fituese. Dhe firma fituese është një kompani pastrimi ku punonjësit e saj janë të regjistruar si fshesarë.
Një aferë korruptive sipas saj qëndron edhe pas tenderit të mjeteve të blinduara të kësaj ministrie.
Liljana Elmazi: Ministria ka ndryshuar kriteret e tenderit duke i përshtatur me profilin e kompanisë ku janë blerë më pas makinat.
Pas këtyre akuzave reagoi zv/ministri i Mbrojtjes Petro Koçi, i cili deklaroi se të dy tenderat kanë qenë konform ligjit.

Për më shumë klikoni në http://www.oranews.tv/vendi/pd-akuza-kodhlit-ndryshoi-kriteret-ne-favor-te-nje-firme-reagon-ministria/

Share This Video


Download

  
Report form