Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Euro ka shënuar një tjetër rënie në tregun tonë valutor, ndikuar jo vetëm nga bursat, por edhe nga tkurrja e importeve dhe konsumit. Monedha europiane ka arritur ne 137.6 lekë, niveli më i ulët në katër vitet e fundit.
Euro zbret në pikiatë. Monedha europiane ka njohur një tjetër dobësim, duke zbritur në nivelin e 137.6 lekëve, niveli më i ulët që nga korriku 2012. Rënia e euros vijon në Shqipëri, teksa në tregjet financiare ndërkombëtare ajo nisi dje rekuperimin pas sulmeve në Francë.
Në bursa, monedha europiane shkëmbehet me 1 dollar e 06 cent. Ekspertët shpjegojnë se kjo rënie e vazhdueshme e euros që vijon tashmë prej disa javësh, përveç faktorëve të jashtëm ndikohet nga mungesa e kërkesës së brendshme për euro dhe tkurrja e importeve dhe konsumit në vend.
Për më shumë klikoni në http://www.oranews.tv/ekonomi/euro-ne-pikiate-kembehet-137-6-leke-shkak-tkurrja-e-importeve-e-konsumit/