Deri ku shkon interesi i SHBA për Shqipërinë - Vizion Plus - News - Lajme

VizionPlusAlbania 2015-11-21

Views 0

Mesazhet e ambasadës amerikane te publikuara nga "Wikileaks" nuk përmbajnë vetëm raportime apo komente për ngjarjet me te rëndësishme ne Shqipëri. Jo ne pak raste ato përcjellin edhe vëzhgime për zakonet e shqiptareve, thashetheme qe qarkullojnë ne Tirane, deri edhe komente për veshjen e personaliteteve kryesore te skenës publike. Ina Rama, Prokurorja e Përgjithshme e cila gjithnjë ka gëzuar te paktën ne publik mbështetjen e ish-ambasadorit Withers, është komentuar jo vetëm për punën e saj, por edhe për stilin e veshjes. Ne një kabllogram te vitit 2008 gjendet një koment i ish-ambasadorit për fotot e kryeprokurores ne një reviste ku ajo paraqitej me jeans, pantallona shume te ngushta apo me fund te shkurtër, e këpucë me ngjyra. Departamenti i shtetit është informuar nga ambasada edhe për baret dhe kafenetë aq shume te preferuara nga shqiptaret. Ne vitin 2008 ambasadori i asaj kohe raporton se kafenetë janë i vetmi institucion qe funksionon ne Shqipëri dhe politikanet dhe qytetaret i zgjidhin ne këto ambiente problemet e tyre. Politologët Ermal Hasimja dhe Roland Lami gjykojnë se te gjitha këto detaje për personalitete, zakone apo ngjarje janë ne fakt puna rutine e një selie diplomatike e cila fale "Wikileaks", tregoi anën e erret dhe te panjohur te diplomacisë dhe shtrirjen e interesit ne shume fusha. Ne faqen e "Wikileaks" ne 27 gusht u publikuan edhe detaje për figurat kryesore te politikes apo jetës publike ne Shqipëri nen titujt, personazhi i javës, thënia e javës, pika kontakti ku departamentit te shtetit i dërgoheshin numra telefoni, biografi apo edhe çdo fjali qe mund te konsiderohej e rëndësishme e qe kishte qarkulluar ne ambientet politike e mediatike.

Messages published by the American Embassy "Wikileaks" no reports or comments containing only the most important events in Albania. Not in some cases they follow the customs of observations, rumors circulating in Tirana, and even comment on key personalities garment public scene. Ina Rama, Attorney General, which has always enjoyed at least in public support of former Ambassador Withers is not only commented on her work, but also the style of dress. In a cablegram to the year 2008 found a comment of former chief ambassador for pictures in a magazine where she appeared with jeans, very tight pants or short skirt, the shoes with the color. The State Department was informed by the embassy for bars and cafes so much preferred by Albanians. In 2008 the then ambassador reports that the cafes are the only institution that functions in Albania and politicians and citizens in these areas solve their problems. Political scientists and Roland Lamy Ermal Hasimja see that all these details about personalities, habits or events are in fact routine work of a diplomatic establishment that thanks to "Wikileaks", showed the dark side of diplomacy and the unknown and the extent of interest in many fields . In the face of the "Wikileaks" was published on August 27 and details of key figures in politic...

Share This Video


Download

  
Report form