Gjyqtaret, greve për "Konomin" - Vizion Plus - News - Lajme

VizionPlusAlbania 2015-11-21

Views 2

Pas ekzekutimit makaber te gjyqtarit Skerdilajd Konomi, koleget e tij ne Vlorë, kane pezulluar te gjitha çështjet e ditës duke bere thirrje për marrjen e masave për sigurinë e jetës se tyre. 9 gjyqtarët vlonjate, kanë dale me një deklarate te përbashkët për te dhënë mesazhin se as atentate te tilla mafioze nuk mund te eliminojnë drejtësinë.
"Beteja e krimit me të drejtën është një betejë e ashpër, e fortë, e gjatë, ku secila palë ka pasur uljet dhe ngritjet e veta. Ngjarje të tilla të tipit mafioz që janë të ngjashme me ato të Siçilisë dhe eliminimit të Falkones, kanë treguar se pavarësisht se në moment të caktuara, krimi mund të duket si fitimtar ndaj së drejtës, herët a vonë drejtësia do të thotë fjalën e saj. Vdekja e kolegut tonë të shërbejë për diçka. Të shërbejë në radhë të parë si një sensibilizim i strukturave përgjegjëse që merren me sigurinë e jetës në këtë vend, të shërbejë për reformat, referuar sigurisë së gjyqtarëve dhe të tjerëve që merren në këtë fushë", eshte shprehur Artur Malaj, kryetar i gjykatës se Vlorës. Në katin e dytë të gjykatës ndodhet zyra e punës së gjyqtarit Skerdilajd Konomi. Dosja e datës 9 shtator ka mbetur aty mbi tavolinë, duke kujtuar punën e ndërprerë të gjyqtarit 33-vjeçar, i cili u ekzekutua pikërisht atë dite. Protestës i janë bashkuar edhe gjyqtaret e rretheve te tjera nga veriu ne jug te vendit, pas thirrjes se unionit te gjyqtareve për te mbajtur 15 minuta heshtje ne nder te Konomit. Te gjitha sallat e gjykatave si ne Tirane ashtu edhe ne rrethe ishin bosh nga ora 12:00 deri ne 12:15 minuta. Kreu i gjykatës se shkalles se pare te Shkodres, Andri Ymeri, ne emër te togave te zeza, ka shprehur indinjatën ndaj aktit kriminal te vrasjes se gjyqtarit. Ne këtë homazh dhe proteste njëherësh krahas gjykatësve janë bashkuar dhe prokuroret e rrethit gjyqësor Shkodër, si dhe dhoma e Avokateve te këtij rrethi. Ne orën 12:00 te mesditës edhe togat e zeza te Elbasanit kane ndërprerë çdo proces gjyqësor, duke shprehur dhimbjen për ngjarjen e rende e duke kërkuar strukturat përgjegjëse marrjen e masave për sigurinë e jetës se gjyqtareve. Gjyqtaret e Beratit e kane pezulluar punën për 30 minuta ne mesdite. Ata e kane cilësuar atentatin si goditje ndaj sistemit te drejtësisë ne vend. Gjyqtaret e zhvilluan protestën e heshtur ne hyrje te godinës.

After execution of the official macabre Skerdilajd Konomi, his colleagues in Vlora, have suspended all issues of the day calling for safety measures for their life. 9 Vlora judges have come up with a joint declaration to give the message that no such assassination mafia justice can not eliminate.
"Battle of the right crime is a tough battle, strong, long, where each party has had its ups and downs. Such events mafia type that are similar to those of Sicily and the elimination of Falkones, have shown that despite the certain moment, the crime may seem like the victor against the law, sooner or later justice will say its word. The death of our colleague to serve for something...

Share This Video


Download

  
Report form