Pronat, dy fshatra të Fierit në konflikt - Vizion Plus - News, lajme

VizionPlusAlbania 2015-11-21

Views 2

Banore te dy fshatrave te komunes Seman ne Fier jane ne konflikt prej vitesh per 55 hektarë toke. Komisioni i ndarjes se tokes me ligjin 7501 nuk respektoi kufijtë mes fshatit Topoje Gryke dhe Sheq Marinez. Per pasoje 63 familje te ketij te fundit kane ne perdorim token, ndersa 56 familje te fshatit tjeter posedojnë me dokumente kete sipërfaqe. Problemi ka shkaktuar disa protesta masive te banoreve, por nga organet kompetente nuk eshte dhënë asnjë zgjidhje. Komisioni i verifikimit të Titujve të pronësisë në Prefekture ka ndeshur gjate ketij viti te pakten 1400 raste te mbivendosjes se tokes. Gjate ketij viti ne Fier jane shenuar te pakten 15 raste te konflikteve per pronesisne, disa prej te cilave kane përfunduar edhe me viktima.

Share This Video


Download

  
Report form