Nje dite pasi kryeministri Berisha refuzoi pranimin ne bllok te ofertës politike te opozitës per zgjidhjen e krizes dhe integrimin europian, ambasadori amerikan ne Tirane, Aleksander Arvizu, deklaroi se paketa e publikuar nga Edi Rama eshte nje pike per te ecur përpara. Ndonëse nuk pranoi te komentonte me gjate, diplomati i larte nënvizoi se palet duhet te vendosin me urgjence, pasi është humbur shume kohe. "Mendoj se eshte inkurajuese qe partia Socialiste ka paraqitur nje pakete me 10 pika, kushte apo çeshtje. Nuk dua te komentoj me gjate, por theksoj se eshte inkurajuese qe ka propozime konkrete per dialog mes paleve. Varet nga dy partite per te vendosur per me tej, por besoj se pakti perben nje baze per diskutime, per te ecur para, si p.sh per rregullat dhe procedurat parlamentare qe eshte nje nder gjerat me te rendesishme. Kreu i ODIHR-it Stonstreet apo dhe kolege te tjere ne Bruksel, kane folur per nevojën per te ecur para, dhe nuk duhet humbur kohe, pasi ne fakt eshte humbur kohe gjate ketyre dy viteve. Nuk eshte e thene qe te behet diçka neser apo javen tjeter, sepse gjerat pa kompromis vetem sa perkeqesojne gjendjen. Por ka nevoje qe palet te kene nje sens urgjence. Sa i perket përgjegjësive per statusin, mendoj se te dy palet jane përgjegjëse. Disa njerez thone se bojkoti i PS pengoi reformat. Opinioni im eshte se bojkoti i gjate ishte kundër produktiv dhe se nuk e ndihmoi axhenden e integrimit. Por gjithashtu ishte detyre e mazhorances per te krijuar kushte per dialog me opozitën. Flasim per kompromis, por ai nuk i perket vetem opozites. Eshte me shume përgjegjësi e mazhorances per te krijuar kushtet e duhura". Qëndrimi i ambasadorit amerikan vjen ne kohen kur opozita po pret nje përgjigje zyrtare nga mazhoranca ne lidhje me paketën me 10 pika te ofruar prej saj pak dite me pare. Por ne fakt, mazhoranca e ka bere te qarte qëndrimin e saj. Kryeministri Berisha u shpreh i hapur per te bashkëpunuar me PS-në per reformen elektorale si dhe ndryshimin e rregullores se Kuvendit, por vetem duke e përafruar ate me standardet e parlamentit evropian. Nga ana tjeter Berisha refuzoi votimin e fshehte te dekreteve te presidentit dhe nuk pranoi as letrën e përbashkët te politikaneve per kryeprokuroren Ina Rama, per te mos e penguar ne hetimet e kabllogrameve te ambasadës amerikane si dhe ngjarjet e 21 janarit.
A day after Prime Minister Berisha refused admission to block opposition political bid to resolve the crisis and European integration, the U.S. ambassador in Tirana, Alexander Arvizu, said that the package published by Edi Rama is a point to move forward. Though no longer declined to comment, senior diplomat underlined that the parties must urgently decide, after wasting much time. "I think it is encouraging that the Socialist party has submitted a package with 10 points, conditions or issues. No longer I want to comment, but emphasize that it is encouraging that there are concrete proposals for dialogue between the parties. Depends on bot...