Provokohet KFOR ne veri - Vizion plus - News - Lajme

VizionPlusAlbania 2015-11-21

Views 2

Ne një kohe kur KFOR ka zgjatur edhe me një dite afatin për heqjen vullnetare te barrikadave ne veri te Kosovës, një grup i vogël serbesh ne Kolashin kane tubuar pranë bllokadave ne fshatin Zupc te Zubin Potokut.
Ata kane shprehur revoltën ndaj misionit te KFOR-it dhe mënyrën se si ato po menaxhojnë situatën e veri te Kosovës. Protesta e tyre ka qene e qete por gjesti është cilësuar si provokative. Ndërkohë ne veri vijon mobilizimi i trupave te misionit ndërkombëtar. Sikurse është njoftuar përmes komunikatës, pas skadimi te afatit ne mesnate trupat e KFOR do te veprojnë ne mënyrë te organizuar për te lëvizur bllokadat ne Mitrovicën veriore si dhe ne pikat kufitare te Jarinjes dhe Bernjakut ne mënyrë qe te garantojnë lëvizjen e lire te qytetareve dhe te mallrave. KFOR ka njoftuar gjithashtu se ne rast te hasjes se problemeve apo pengesave nga serbet ne veri, nuk do te kursehet edhe dhuna deri ne përmbushjen e plote te objektivave.

In a time when KFOR has extended a deadline day for voluntary removal of barricades in northern Kosovo, a Serbian small group gathered near Kolasin have blockages in the village of Zubin Potok Zupce.
They have expressed the revolt against the KFOR mission and how they are managing the situation of northern Kosovo. Their protest was peaceful but is regarded as provocative gesture. Meanwhile in the north following the mobilization of troops to the international mission. As announced by the communication after the midnight deadline KFOR troops will operate in an organized way to move blockades in northern Mitrovica and Jarinje border points and Brnjak in order to guarantee the free movement of citizens and goods. KFOR has also announced that in case of problems or obstacles hasjes that the Serbs in the north would not be spared the violence until the complete fulfillment of objectives.

Share This Video


Download

  
Report form