Shqipëria po rrezikon vizat - Vizion Plus - News - Lajme

VizionPlusAlbania 2015-11-21

Views 2

Shqipëria rrezikon te përballet me kthimin e regjimit te vizave nëse fluksi i azilkërkuesve vijon te jete ne rritje, siç po ndodh muajt e fundit ne Belgjike. Deklarata e forte është bere nga Drejtori i Përgjithshëm i Imigracionit dhe Azilit ne Belgjike, Fredyy Roosemont, i cili ka vizituar me urgjence Tiranen, ku ka diskutuar me drejtorin e përgjithshëm te policisë, Hysni Burgaj, mbi fenomenin problematik.
"Për 7 muaj pas heqjes se vizave shqiptaret kane qene shembullore për sa i takon respektimit te rregullave. Por qe nga gushti kane nisur problemet. Qe nga ky muaj, e deri ne mes te tetorit, numri i azil kërkuesve nga Shqipëria ka shënuar vetëm rritje, duke arritur ne 240 persona. Deri ne fund te tetorit kam bindjen se shifra do te arrije deri ne 400. Dhe këtu po flas vetëm për te rriturit dhe nuk po llogaris fëmijët. 60 për qind e tyre vijnë nga Shkodra, 20 për qind nga Kukesi dhe 20 për qind nga Tirana. Te gjithë azilkërkuesit kane marre përgjigje negative dhe te gjithë do te kthehen, me dëshirë ose me detyrim, ndërsa abuzuesit do te dënohen. Ne dyshojmë se këtu kemi te bëjmë me një rrjet te organizuar trafikantesh pasi te gjithë i kane dokumentet e falsifikuara," është shprehur Roosemont. E ndërsa zyrtari belg sqaroi se shume nga azilkërkuesit pretendonin probleme gjakmarrjeje apo politike, kreu i policisë shqiptare Hysni Burgaj tha se ka nisur hetimi ne tre qarqe. Te dhënat e para flasin për një rrjet qe funksionon ne baze te marrjes se vërtetimeve false, te lëshuara nga shoqatat e pajtimit te gjaqeve, pasi edhe dokumentet e paraqitura mbajnë vulat e tyre dhe jo te pushtetit vendor.


Albania faces jeopardize the return of visa regime if the flow of asylum seekers continues to be increasing, as is happening in Belgium last month. The strong statement was made by Director General of the Immigration and Asylum in Belgium, Fredyy Roosemont, who visited the emergency Tirana, where he discussed with the Director General of Police, Hysni Burgaj on problematic phenomenon.
"For seven months after the visa waiver Albanians have been exemplary in terms of respecting the rules. But since August have begun problems. From this month until mid-October, the number of asylum seekers from Albania has scored only increase, reaching 240 people. By the end of October I believe that figure will reach up to 400. And here I speak only for adults and children do not count. 60 percent of them come from Shkodra, Kukes 20 percent and 20 percent from Tirana. All asylum seekers have received a negative response and all will return, willingly or by force, and abusers will be punished. We doubt that we are dealing with an organized network of traffickers after all documents are forged, "said Roosemont. The Belgian official explained that while many of the asylum seekers claiming political problems or blood revenge, head of the Albanian police said Hysni Burgaj investigation has been launched in three districts. The first data point to a network that operates on th...

Share This Video


Download

  
Report form