Pretenca e "Gërdecit": Pinari, Delijorgji e Minxolli, burg - Vizion Plus - News - Lajme

VizionPlusAlbania 2015-11-21

Views 23

3 burgime te përjetshme dhe 132 vite burg për te pandehurit e akuzuar për tragjedinë e Gërdecit. Kjo ka qene kërkesa e Prokurorisë për 29 te pandehurit e akuzuar për shpërthimin tragjik te 15 marsit 2008 ne ish-fabrikën e demontimit, nga i cili humben jetën 26 persona, si dhe u plagosen mbi 300 tjerë.
Pas 3 vitesh gjykim dhe vetëm 150 seancash te zhvilluara, pasi shumica kane dështuar për mungese te avokateve, katër prokuroret qe kane hetuar tragjedinë kane mundur te përfundojnë ne gjykate dhënien e pretencës. Ne materialin voluminoz prej 500 faqesh te lexuar para gjykatës, ata kane përcaktuar rolin qe ka pasur secili prej te akuzuarve ne ngjarjen e rende. Ndonëse kane kërkuar shpalljen fajtor për 28 nga 29 te pandehurit, barra kryesore e ngjarjes i është ngarkuar 3 personave: Ylli Pinari, Mihal Delijorgji dhe Dritan Minxolli, për te cilët është kërkuar ndëshkimi maksimal qe njeh ligji, burgimin përjetë. Ndërsa i ka shpëtuar këtij dënimi i pandehuri tjetër, Sokol Ngjeçi, për te cilin Prokuroria kërkoi te dënohet me 23 vjet burg. Ndërkohë, nuk kane mbetur pa u ndëshkuar as ish-ushtaraket, mes te cilëve dhe ish-shefi i Shtabit te Përgjithshëm te Forcave te Armatosura, Luan Hoxha, për te cilin prokuroria kërkoi te dënohet me 8 vite burg, si dhe ndalimin për 5 vjet qe te ushtroje ndonjë detyre tjetër shtetërore. Vetëm për një te pandehur, Lavdi Shatron, Prokuroria kërkoi rikthimin e akteve për hetime te mëtejshme. Ndërsa për shoqërinë "Alba-Demil", edhe kjo e pandehur ne proces, Prokuroria kërkoi si mase dënimi gjobën prej 75 milion lekesh. Por bashke me gjobat ndaj te pandehurve te tjerë, gjithsej Prokuroria ka kërkuar 95 milionë leke gjobe si dënim penal. Kërkesat e Prokurorisë kane ngjallur reagime, si te familjareve te viktimave, ashtu edhe te avokateve qe mbrojnë te pandehurit. Zamira Durda, nena e 7 vjeçarit Erison Durda u shpreh e pakënaqur me dënimin qe Prokuroria kërkoi për ish-shefin e Shtabit Luan Hoxha. Ndërsa avokati Maks Haxhia, i cili mbron ne këtë proces interesat e shoqërisë "Alba-Demil" e quajti pretencën jo profesionale. Gjykata vendosi qe te caktoje seancën e radhës ne 17 nëntor, kur pritet qe mbrojtja te japë pretendimet e saj ne lidhje me kërkesat e organit te akuzës, për te çuar me pas ne vendimin final te trupës gjykuese.

3 life sentences and 132 years imprisonment for the defendant accused of Gerdec tragedy. This has been the demand of the Prosecutor for the 29 defendants charged with tragic explosion of 15 March 2008 in the former factory dismantling, of which 26 persons lost their lives and wounded over 300 others.
After 3 years of trial and only 150 sessions developed, as most have failed for lack of lawyers, four prosecutors who are investigating the tragedy have been unable to complete the court granting pretencës. We voluminous material from 500 pages to read before the court, they have determined what role it has had each of the defendants in the event of serious. Although a conviction has asked for 28 of the 29 de...

Share This Video


Download

  
Report form