Efektet e krizës, bien te ardhurat - Vizion Plus - News - Lajme

VizionPlusAlbania 2015-11-21

Views 0

Edhe pse nuk pranohet publikisht, ngadalësimi i aktiviteti ekonomik si pasoje e krizës financiare qe po shoqëron vendet e eurozonës, ka prekur ndjeshëm edhe ekonominë shqiptare dhe kjo reflektohet tek zëri i te ardhurave.
Ne projektbuxhetin e vitin 2012, evidentohet qarte një ngecje e mbledhjes se te ardhurave. Qeveria parashikon qe taksat dhe tatimet për vitin e ardhshëm do te zënë 25.6 % te prodhimit te brendshëm bruto, një nivel ky i cili jo vetëm është me i ulet se vitet e mëparshme, por mund te thuhet se është pothuajse njësoj sa vitin 2005, vit ku te ardhurat zinin 25.1 % e prodhimit te brendshëm bruto. Por mazhoranca e argumenton këtë nivel te ardhurash me faktin se edhe pse taksat dhe tatime janë përgjysmuar serish ekonomia po arrin te mbledhë një nivel te konsiderueshëm te ardhurash. Nisur nga kjo situate aspak optimiste e mbledhjes se te ardhurave, ajo çka vihet seriozisht ne pikëpyetje është mbajtja nen kontroll e borxhit publik. Ndaj Fondi Monetar Ndërkombëtar, por dhe opozita, kane sugjeruar qe për te dale nga kjo spirale kërcënuese për ekonominë, te rritet niveli i taksës se sheshte. Një sugjerim ky i cili nuk pranohet nga qeveria.

Share This Video


Download

  
Report form