Raundi i fundit Beograd-Prishtine, ne fokus te te cilit pritet te jene çështjet teknike do te vijoje sot ne Bruksel me situatën ne veri te Kosovës. Ashtu sikurse vete krerët e delegacioneve kane deklaruar pas ditës se pare te bisedimeve, Beogradi dhe Prishtina kane arritur një marrëveshje për te njohur diplomat universitare. Për sa i përket përfaqësimit te Kosovës ne takimet rajonale, përfaqësuesi serb Stefanovic nuk pranoi te arrinte ne një marrëveshje përfundimtare. "Prishtina ende këmbëngul për simbolet, te cilat do te konfirmonin përfundimisht shtetin e ri ne rajon. Por ky është një vendim shume i vështirë. Kjo linje qe po ndjek qeveria kosovare nuk do te pranohet kurrë nga ne, ndërsa ata vazhdojnë e vazhdojnë te insistojnë," është shprehur Stefanovic. Sa i përket këtij raundi bisedimesh, kreu i ekipit serb i cilësoi ato si shume te vështira, pas tre muajve pushim. Ndërsa zv/kryeministrja e Kosovës, njëkohësisht negociatorja e palës kosovare, deklaroi se pret nga ky takim dyditor arritjen e një dialogu konstruktiv nga te dyja anët, si te vetmen rruge për te bere progres. "Pres te diskutoj për situatën ne veri te Kosoves. Serbia e di qe kontrolli i kufijve dhe i vulave doganore duhet te behet ne te njëjtën linje me standardet evropiane. Qeveria ne Prishtine është gati ti zgjidhe problemet ne veri, duke vene ne jete te gjitha pikat e planit Ahtisari," eshte shprehur Tahiri. Dita e pare e bisedimeve ka qene jo e qete për shkak te përballjeve te vazhdueshme mes dy delegacioneve. Kritikat mes palëve kane qene te ashpra, kryesisht rreth implementimit te marrëveshjeve. Stefanovic akuzoi kokëfortësinë e Prishtinës ndërsa Tahiri kritikoi Serbinë për mungese vullneti politik.