Mazhoranca është tërhequr nga synimi për te katërfishuar gjobat për shkeljen e rregullave te qarkullimit rrugor, duke miratuar kërkesën e opozitës. Komisioni i ligjeve është mbledhur gjate zhvillimit te seancës plenare dhe ka vendosur qe gjobat do te dyfishohen për te gjithë kundravajtesit, sipas propozimit te deputeteve socialiste. Maxhoranca dhe opozita kane gjetur konsensus edhe për ndryshimet ne Kodin Ajror duke mbledhur Komisionin e Veprimtarive Prodhuese për te miratuar propozimet e opozitës. Por çështja e fluturimeve është bere objekt debati lidhur me monopolin qe sipas socialistit Tahiri ekziston këtë treg. Kjo është seance e dyte ku PS dhe PD votojnë bashkërisht ligjet qe kërkojnë shumice te cilësuar pasi një jave me pare kaloi Kodin Detar dhe Kodin Hekurudhor.