Berisha akuza Edi Rames - Vizion Plus - News - Lajme

VizionPlusAlbania 2015-11-21

Views 2

Kryeministri Sali Berisha ka shfrytëzuar një takim me te rinjtë durrsakë, ne prag te Ditës se Rinise për te sulmuar serish rivalin e tij politik Edi Rama. Kreu i qeverise ka akuzuar liderin e socialisteve se ka penguar qëllimisht proceset integruese te vendit për te arritur pushtetin. Berisha e ka cilësuar Edi Ramen politikanin me te dështuar qe sipas tij ka zinxhirin me te gjate te disfatave ne karrierën politike. Ndërsa ka deklaruar se Rama ka bashkëpunuar me te për te rrezuar Fatos Nanon. Por deklaratat e kryeministrit janë pasuar me reagimet e menjëhershme te liderit socialit Edi Rama nëpërmjet rrjetit social "Twitter". "Unë punoja me Saliun për te rrezuar Nanon? Aq sa ç'kam punuar me këtë rrenacak pa cak për te shkruar ne libër se çfarë mendoj për Fatosin," është kundërpërgjigjur Rama. I pyetur nga studentet për librin "Kurbani" dhe nëse kryeministri e ka lexuar librin e rivalit te tij, Berisha deklaroi se është njohur vetëm me disa fragmente te tij nga media dhe shtypi. Megjithatë për kryeministrin ai mbetet një libër i palexueshëm dhe primitiv. Sipas kreu te qeverise, Rama shfaq urrejtje dhe armiqësi ndaj kujtdo, madje edhe ndaj Fatos Nanos, qe sipas Berishës, ishte njeriu qe e futi ne politike dhe Bashki. Duke reklamuar librin e gazetarit Fevziu, Berisha deklaroi se si ai ka pasqyruar me vërtetësi jetën e diktatorit. Përpara studenteve kryeministri Berisha ka folur për arritjet e demokrateve ne dy mandate qeverisje, hyrjen e Shqipërisë ne NATO, rritjen ekonomike, mbështetjen për pavarësinë e Kosovës, vëmendjen dhe financimet për arsimin, si dhe kthimin e pronave proces qe deri tani sipas kryeministri është realizuar ne masën 80%.

Prime Minister Sali Berisha has used a meeting with youth in Durres, on the eve of Youth Day to again attack his political rival, Edi Rama. The head of government has accused the leader of the Socialists that has deliberately hampered the country's integration process to achieve power. Berisha has described the politician Edi Rama who according to him has failed with a long chain of defeats in his political career. As stated that Rama has collaborated with Fatos Nano to crash. But the prime minister's statement followed by immediate reactions to social leader Edi Rama social network "Twitter". "I worked with Nano Saliu to crash? As far as working with the storyteller Why should not we finish the book written what I think of Fatos, "Rama is the reverse. I asked the students about the book "Sacrifice" and if the Prime Minister has read the book of his rival, Berisha said that is known only by some fragments of it from media and press. However, it remains a prime book unreadable and primitive. Under the head of government, Rama appeared hatred and hostility against anyone, even to Fatos Nano, who according to Berisha, was the man who put him in the political and municipality. By advertising Fevziu Sign journalist, Berisha said that as he genuinely reflect the life of the dictator. Prior to Prime Minister Beris...

Share This Video


Download

  
Report form