Miratohet me 71 vota buxheti - Vizion Plus - News - Lajme

VizionPlusAlbania 2015-11-21

Views 1

Me 71 vota pro dhe 49 kundër maxhoranca ka miratuar nen për nen dhe ne tërësi buxhetin e shtetit për vitin e ardhshëm.
Përtej shifrave te draftit për buxhetin, debati ne parlament është përqendruar edhe tek vizioni politik i secilit kamp për financat e vendit. Ne emër te PS Mimi Kodheli ka këmbëngulur qe qeveria te shohë me seriozitet propozimet e opozitës për te ndërhyrë ne ndihme te konsumatorit, duke hequr TVSh për ushqimet e ilaçet. Sipas Kodhelit, e cila ka lëshuar edhe akuza për nivelin e larte te korrupsionit, qeveria duhet te reflektoje për te miratuar një buxhet për njerëzit. Qëndrimi i PS është pare nga ministri i Financave, Ridvan Bode, si demagogji politike. Duke kritikuar propozimin e PS për vendosjen e një takse progresive, Bode ka akuzuar opozitën se dëshiron te krijoje një republike bananesh. Ndryshe nga buxheti, maxhoranca dhe opozita ka gjetur gjuhen e përbashkët për Kodin Rrugor. Pas disa jave diskutimesh parlamenti ka miratuar ndryshimet ne këtë kod me 117 vota por duke futur për here te pare elementin e pikëzimit te patentave dhe trefishimin e gjobave ndaj shkelësve te rregullave te qarkullimit rrugor.

With 71 votes in favor and 49 against the majority has adopted article by article and in the whole state budget for next year.
Beyond the draft budget figures, the debate in parliament is also focused on the political vision of each camp for the country's finances. On behalf of SP Kodheli Mimi has insisted the government to seriously look at the opposition's proposals to intervene to help the customer, removing the VAT on food and medicines. According Kodheli, which has issued the charges of high level corruption, the government should reflect on a budget approved for humans. SP is the first attitude of the Minister of Finance, Ridvan Bode, as political demagoguery. Criticising the SP proposal for establishing a progressive tax, Bode has accused the opposition that wants to create a banana republic. Unlike the budget, the majority and the opposition will find common language on the Highway Code. After several weeks of discussions the Parliament has adopted amendments to this code with 117 votes but for the first time introduced the element of Scoring of patents and triple penalties against violators of traffic rules.

Share This Video


Download

  
Report form