Ish deputeti demokrat Bujar Leskaj pritet te votohet ne krye te KLSH me votat e mazhorances, pasi opozita është shprehur publikisht kundër.
Vendimi është marre ne mbledhjen e grupit parlamentar, ne pjesën e mbyllur për kamerat, kështu qe qëndrimi u mësua nga "Vizion Plus" nga burime brenda mbledhjes. Por duket se nuk ka qene e lehte te arrihej ne këtë përfundim,duke marre ne konsiderate se mazhoranca ka shkelur afatet e përcaktuara ne rregulloren e kuvendit për shqyrtimin e dekretit. Presidenti e dekretoi Bujar Leskaj ne 17 nëntor, çka parashikonte shqyrtimin nga komisioni i ekonomisë brenda datës 8 dhjetor, koha 3 javore për shqyrtimin e kërkesës ne baze te nenit 111 pika 3 e rregullores. Me paraqitjen e kandidaturave, Kryetari i Kuvendit ia kalon ato menjëherë komisionit përkatës, i cili vendos nëse kandidaturat i plotësojnë kushtet ligjore brenda tre javëve nga marrja e kërkesës. 71 vota te mazhorances janë te mjaftueshme qe ish ministri i kulturës, Bujar Leskaj, te ulet ne karrigen e kryetarit te KLSH. Me herët shumica rrezoi ish deputetin demokrat Sali Shehu, me argumentet e mos konsultimit nga ana e presidentit, por edhe mungesën e ekspertizës ne ekonomi,te zotit Shehu. Në pjesën publike te mbledhjes se deputeteve demokrate, Berisha është ndalur gjatë ne takimet qe zhvilloi javën e kaluar ne France. "Në takimin me homologun francez, e njoha edhe me bllokimin që i bëri opozita procesit për dy vite, duke mos votuar ligjet me 3/5 në kuvend me idenë se në këtë mënyrë do mund të dëmtonin qeverinë, por dëmtuan statusin dhe bllokoi marrjen e tij, sikundër e njoha kryeministrin me zhvillimet e fundit, për punën normale të opozitës në parlament" shprehet Berisha. Shefi i ekzekutivit shtoi se kishte marre garanci për inkurajimin e bizneseve franceze për te investuar ne vendin tone, kryesisht ne fushën e energjisë se rinovueshme.
Former Democrat MP Bujar Leskaj expected to vote on the top of the SAI with the majority votes, as the opposition has been expressed publicly against.
The decision was taken in the parliamentary group meeting, we closed the cameras, so that the residence was taught by "Vision Plus" from sources within the collection. But it seems that was not easy to achieve in the end, considering that the majority has violated the terms defined in the regulation of the assembly to review the decree. Bujar Leskaj president decreed in November 17, which provided for review by the Commission of Economy within the date December 8, 3 times weekly to review the application pursuant to Article 111 paragraph 3 of regulation. With the filing of nominations, the Chairman of the Assembly passes them immediately relevant committee, which decides whether candidates meet the legal requirements within three weeks of receiving the request. 71 votes of the majority is sufficient that the former minister of culture, Bujar Leskaj, low in the seat of the President of SAI. In most earlier toppled former Democrat MP Sali Shehu, the arguments do not consu...