Rexhepi, për ndihmat ruse - Vizion Plus - News - Lajme

VizionPlusAlbania 2015-11-21

Views 0

Ministri i Brendshëm i Kosovës Bajram Rexhepi deklaron se ndihmat ruse për serbët e veriut i shërbejnë forcimit të barrikadave. Rexhepi tha për radion Evropa e Lirë se kamionët rusë nuk kishin vetëm ndihma humanitare, por do të shërbejnë për përforcimin e barrikadave të vendosura nga serbët lokalë. Ministri Rexhepi tha gjithashtu se nëse ndihmat do të kishin karakter humanitar, do të shpërndaheshin edhe në vendet e tjera të Kosovës, ku ka banorë serbë. "Ky ka qenë një vendim politik i tyre për arsye se në veri nuk ka krizë humanitare. Përmbajtja e ndihmave u shërben serbëve të veriut për të qëndruar në barrikada", tha Rexhepi. Ndërkohë, ambasadori i Rusisë në Beograd, Aleksandër Konuzin akuzoi EULEX-in se e ka ndaluar për dy ditë autokolonën me ndihmat për serbët e veriut, vetëm për motive politike. Konuzin, i cili shoqëronte dërgatën ruse, tha se serbët e Leposaviçit dhe zonave të tjera të veriut të Kosovës, po vuajnë mungesën e energjisë elektrike dhe produkteve të nevojshme për jetesën. Konuzin tha se EULEX ka tejkaluar kompetencat dhe se është përpjekur të zbatojë planin Ahtisaari në veri të Kosovës, pavarësisht se ky plan nuk është miratuar nga Këshilli i Sigurimit të OKB-së.

Interior Minister Bajram Rexhepi stated that Russian aid to Serbs in the north of strengthening the barricades serve. Rexhepi told Radio Free Europe that the Russians had not only trucks of humanitarian aid, but will serve to reinforce the barricades placed by local Serbs. Minister Rexhepi also said that if the aid would have a humanitarian character, will be distributed in other countries of Kosovo, where Serb residents. "This has been a political decision because of their north no humanitarian crisis. Content aid serves the northern Serbs to stay in the barricades, "said Rexhepi. Meanwhile, Russian Ambassador to Belgrade Alexander Konuzin EULEX accused of having stopped for two days with the aid convoy to northern Serbs, just for political reasons. Konuzin, who accompanied the Russian Task, Leposaviç said that Serbs and other areas of northern Kosovo, are suffering a lack of energy and products needed for a living. Konuzin said that EULEX has exceeded the powers and is trying to implement the Ahtisaari plan in the north, although this plan is not approved by the Security Council of UN.

Share This Video


Download

  
Report form