5 kg heroinë janë bllokuar ne një autobus te nisur nga Saranda drejt Athinës. Ndërsa ka mundur ti shpëtoje kontrolleve ne doganën e Kakavijës mjeti është bllokuar pese km me larg ne afërsi te Janinës nga patrulla e policisë e cila ishte sinjalizuar se mjeti po transportonte lende narkotike. Mësohet se heroina ishte fshehur ne depozitën e ajrit te kondicionerit te autobusit te nisur nga qyteti bregdetar me destinacion Athinën. Policia ka vene ne pranga shoferin e mjetit si dhe një pasagjer te dyshuar si i implikuar ne rrjetin e trafikut te drogës Shqipëri-Greqi. Burimet policore bëjnë me dije se heroina ishte ndare ne 10 pako. Nuk behet e ditur nëse do te ketë hetime për doganieret e turnit qe nuk arritën te zbulonin lenden narkotike ne momentin kur autobusi me te cilin udhëtonin 41 pasagjere kaloi kufirin. Përdorimi i autobusëve te linjave për trafikun e drogës po merr përmasa gjithnjë e me te mëdha. Gjate këtij viti është gjetur e sekuestruar droge ne te paktën 25 autobusë, jo vetëm te linjave me Greqinë, por dhe atyre mes qyteteve ne jug te vendit.
5 kg of heroin were trapped in a bus to Athens Starting from Saranda. While you could save on customs control of the vehicle is locked Kakavija five km away from Ioannina in the vicinity of police patrol which was signaling that the vehicle was transporting narcotic drugs. Learned that heroin was hidden in the deposit of the bus air conditioner air to launch from the coastal city of Athens destination. Police have put in irons and the driver of a passenger vehicle as the suspects involved in drug trafficking ring in Albania and Greece. Police sources suggest that heroin was divided into 10 packages. Not be notified if there is an investigation of the shift that customs officials failed to discover drugs in the matter when riding a bus with 41 passengers which crossed the border. Use of bus lines for drug trafficking is taking more and more size large. During this year we found the drugs seized at least 25 buses, not just the lines with Greece, but also those between cities in the south of the country.