Fshati Shishtavec ne Kukës qe shtrihet ne lartësinë e 1500 metrave ne trekëndëshin ndërkufitar Shqipëri-Kosove-Maqedoni, është nder zonat me atraktive për zhvillimin e turizmit malor dhe sportet dimërore ne vend. Për te mbërritur ne pllajën e Shishtavecit udhëtimi behet neper Gryken e famshme te Vanave me kanione, ujëvara e shkëmbinj. Me nisjen e dëborës te gjithë, fëmijë e te moshuar, i drejtohen pistës se skive. Bukurive natyrore, folklorit te pasur e te trashëguar nder shekuj ne gjuhen gorane, i shtohet edhe kuzhina tradicionale e zonës me ushqimet bio, si një arsye me shume për te udhëtuar drejt Shishtavecit. Por ne këtë zone mbetet problem infrastruktura rrugore si dhe mungesa e hoteleve. Familje te ndryshme kane përshtatur shtëpitë për akomodim, por ato janë ende te pakta. Drejtues te komunës thonë se kane hartuar projekte për zhvillimin e turizmit malor ne Shishtavec, por fondet nuk janë te mjaftueshme për ti vene ato ne zbatim. Rruga qe te çon ne fshat ka nisur te rikonstruktohet, por nuk pritet te përfundojë para muajit te ardhshëm kur organizohet kampionati kombëtar i skive.