Ndërtohet kisha e re ortodokse - Vizion Plus - News - Lajme

VizionPlusAlbania 2015-11-21

Views 4

U deshën vite të tëra pune qe pas gardhit rrethues të llamarinave te shfaqej e plote godina e Katedrales Ortodokse në trekëndëshin ne qendër të Tiranes: Selia e PS, Ministria e Mbrojtjes dhe Ministria e Bujqësisë. Ndërtesa është ngritur ne ish-lulishten e shtrire ne hapësirën prej gati 2 mije metrash. Megjithatë, ndryshe nga sa ishte parashikuar, nuk do të jetë një godine prej xhami blu qe besimtari të ndihej sa më pranë qiellit frymëzues, por thellësisht me e gurtë. Ne te janë hedhur mbi 80 mije metër kub beton. Katedralja Ortodokse "Ringjallja e Krishtit", nga pikëpamja arkitekturore është pa diskutim një vepër madhështore e bukur dhe moderne. Ne pamjen ballore është vendosur një sahat, duke dyzuar sahatin e vjetër te Tiranes. Kaluan mbi 8 vjet që kur nisi ndërtimi, por megjithatë gjatë kësaj kohe nuk pati një tabelë që paraqet të dhënat e projektit, kostos së investimit, apo afatet e fillimit dhe mbarimit të tyre. Zëra pranë Kishës thonë se vlera e ndërtimit shkon ne rreth 50 milion dollarë, një investim i vete mitropolisë. Shumë besimtarë besojnë hapjen për festen e Pashkëve ne prillin e vitit 2012, pasi aktualisht po punohet ne brendësi te saj. Projekti e paraqet kishën si një nga tre më të mëdhatë e Evropës. Zanafilla për ndërtimin e saj nisi ne vitin 2000. Ne konkurs u përfshinë 10 studio të njohura arkitekturore nga disa vende të botës, dy prej të cilave shqiptare. E përzgjedhura ishte një studio greke. Qeveria e kohës, si kompensim për lëvizjen e kishës së vjetër ortodokse gjatë komunizmit, aty ku sot qëndron 15-katëshi, i dha truall në qendër të kryeqytetit. Ndërsa ne 1 shkurt 2006, qeveria e drejtuar nga Berisha, vendosi që Kishës Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë t'i kalohet në pronësi, pa shpërblim edhe 460 m2 truall. Ashtu si katolikët apo myslimanët, edhe ortodoksit kërkuan të vendosnin selinë e tyre në qendër. Me ndërtimin e xhamisë ne vitet e ardhshme, mbyllet trekëndëshi i selive te 3 feve kryesore ne vend.

It took years to work after the corrugated iron fence surrounding the buildings appear full of Orthodox Cathedral in the triangle in the center of Tirana: SP Headquarters, Ministry of Defence and Ministry of Agriculture. The building is set in the former garden of lying in the space of nearly two thousand meters. However, contrary to what was predicted, there will be a blue glass building that believers feel closer to heaven inspiring, but deeply in the stone. We are jumping to over 80 thousand cubic meter of concrete. Orthodox Cathedral "Resurrected Christ", from the architectural point of view is unquestionably a great work beautiful and modern. In frontal view there is a timer, while the old clock dual Tirana. Spent over 8 years since construction began, but during this time there was a table that presents the data of the project, investment costs, or the terms of their starting and finishing. Voices at the Church say that the value of construction going on around 50 million dollars, an investment of Metropolis itse...

Share This Video


Download

  
Report form