Një dite para nisjes se procesit mësimor ne shkollat greke, pikat e kalimit kufitar shënojnë kulmin e lëvizjes se emigranteve. Fluksi i madh ka përfunduar ne radhe te gjata dhe ore te tera pritjeje për te kaluar ne shtetin fqinj. 4 kilometra ishte vargu i automjeteve ne doganën e Kapshticës. Emigrantet qe e lanë udhëtimin për ditën e fundit te javës tregojnë se u janë dashur mbi katër ore pritje për te kaluar kufirin. Pala shqiptare po punon me kapacitet te plote, me 8 sportele për te lehtësuar kalimin e emigranteve. Ndërsa nga pala greke janë ne pune vetëm 4 sportele. Referuar edhe viteve te kaluara autoritetet doganore thonë se ne prag te fillimit te shkollës ne Greqi si ne periudhën e dimrit, ashtu edhe te verës, pikat e kalimit kufitar shënojnë pikun e lëvizjes. Edhe ne doganën e Kakavijës lëvizjet e emigranteve te dielën e 8 janarit kane shënuar kulmin. Gjate 24 orëve te fundit kane dale rreth 7200 persona dhe mbi 500 automjete.