"Shqipëria pjesërisht e lire" - Vizion Plus - News - Lajme

VizionPlusAlbania 2015-11-21

Views 3

Dhuna kundër demonstruesve më 21 Janar, mangësitë në zgjedhjet lokale dhe dështimi i gjykatave për të trajtuar me efektivitet çështjet e zyrtarëve të akuzuar për korrupsion, ka bërë që Shqipëria të renditet si vend pjesërisht i lirë, në raportin për vitin 2011 të "Freedom House". Në raportin e përvitshëm të kësaj organizate, thuhet se gjatë vitit 2011, Shqipëria ka pësuar rënie në renditje. "Shqipëria ka pësuar rënie në renditje si pasojë e dhunës kundër demonstruesve, të metave në zgjedhjet lokale, si dhe në dështimin e gjykatave për të trajtuar me efektivitet rastet korruptive të zyrtarëve të lartë," thuhet ne këtë raport. Sipas "Freedom House", edhe Kosova është vend pjesërisht i lirë, dhe ashtu si Shqipëria ka pësuar rënie gjatë vitit 2011. Sa i përket situatës në rang global, organizata e njohur veçon pranverën arabe si frymëzim për njerëzit e shtypur kudo nëpër botë. Por raporti, i cili është publikuar sot, gjithashtu thotë se për të gjashtin vit me radhë, ka rënë numri i vendeve, qytetarët e të cilëve gëzojnë të drejta të plota politike dhe civile. Në raport thuhet se në vitin 2011, 87 vende mund të konsiderohen të lira, njësoj sikurse në vitin 2010, shifër kjo që përfaqëson 43 për qind të popullatës së botës.

Violence against demonstrators on January 21, deficiencies in local elections and the failure of courts to effectively address issues of officials accused of corruption, has become that Albania ranks as partly free country, the report for 2011 the "Freedom House" . In the annual report of the organization, said that during 2011, Albania has declined in the rankings. "Albania has declined in the rankings as a result of violence against demonstrators, the deficiencies in local elections and the failure of courts to effectively deal with corruption cases of high officials," stated in this report. Under the "Freedom House" Kosovo is partly free country, and as Albania has declined during 2011. Regarding the global situation, the organization known as the Arab spring separates inspiration for oppressed people around the world. But the report, which was published today, also says that for the sixth consecutive year, has decreased the number of countries whose citizens enjoy full political rights and civil. The report says that in 2011, 87 countries can be considered free, just as in 2010, a figure that represents 43 percent of the world's population.

Share This Video


Download

  
Report form