Formati qe iu ka bere te argëtoheni ne familje, te sfidoni njeri-tjetrin para ekranit kur te gjithë mblidheni mbrëmjeve ne shtëpi, por edhe te mendoni se mbase mund te ishit ju dhe te afërmit tuaj ne këtë studio, vjen këtë te enjte ne fazën e tij te gjysme finaleve. "Familja" ne "Vizion Plus" do te vere ne gare tashme katër familje te mbetura, duke nisur nga kjo mbrëmje, ku do te përballen me pyetësorë nga fushat me te ndryshme. Por, çfarë emocionesh te reja ofron kjo faze gjysme finalesh ne kuicin "Familja". Hyska, si autor dhe drejtues i formatit argëtues e informues, zbulon se kjo faze është me sfiduese, pasi ne fund çmimi i madh i një apartamenti është joshës për te gjithë. "Familja" vjen ne orën 21:00 nga ekrani i "Vizion Plus", për te vijuar te enjten tjetër me gjysme finalen e dyte dhe finalen e madhe me 9 shkurt.