Mblidhet komisioni "Spahiu" - Vizion Plus - News - Lajme

VizionPlusAlbania 2015-11-22

Views 0

Komisioni parlamentar ngritur njëanshëm nga mazhoranca për shkarkimin e zv/kryetarit te Këshillit te Larte te Drejtësisë, Kreshnik Spahiu, miratoi ne mbledhjen e pare planin hetimor. Kryetari i komisionit, ish-ministri i Drejtësisë, Enkelejd Alibeaj, tha se do te verifikohen vetëm provat, nisur nga faktet e njohura publikisht, te angazhimit te Spahiut ne Aleancën Kuq e Zi. Por kjo ftese e zotit Aibeaj pritet te refuzohet nga numri 2 i KLD. Spahiu lajmëroi se nuk do te ketë asnjë komunikim me Kuvendin, pasi nuk u la te fliste madje u nxor jashtë nga Komisioni i Ligjeve. Ngritja e Komisionit pasoi akuzat e kryeministrit Berisha për Kreshnik Spahiun, qe sipas tij, ka shkelur ligjin dhe ka cenuar figurën e drejtuesit te institucioneve kushtetuese, duke u angazhuar me Aleancën Kuq e Zi. Për opozitën, e cila ishte kundër kësaj nisme, mazhoranca shqetësohet vetëm nga projekti politik i zotit Spahiu dhe jo problematika e drejtësisë.

The parliamentary commission set up unilaterally by the majority to dismiss the Deputy / Head of High Council of Justice, Kreshnik Spahiu, adopted at the first meeting of the investigative plan. Chairman of the committee, former Justice Minister, Enkelejd Alibeaj, said evidence will be checked only, based on publicly known facts, the Alliance commitment Spahiu in Red and Black. But this invitation of Mr. Aibeaj expected to be rejected by the number 2 of the HCJ. Spahiu announced that there will be no communication with the Assembly, because it was left to speak even was taken out by the Commission. Establishment of the Commission's charges followed for Kreshnik Spahiu premier, who in his opinion, violated the law and has affected the image of the leaders of the constitutional institutions, engaging with Black Red Alliance. For the opposition, which was against this initiative, the majority political project concerned only Mr. Spahiu and not issues of justice.

Share This Video


Download

  
Report form