Ish-Shefi i Shtabit te Përgjithshëm te ushtrisë shqiptare Luan Hoxha i akuzuar për tragjedinë e Gërdecit mund te jete arratisur drejt Shteteve te Bashkuara te Amerikës.
"Vizion Plus" ishte sot ne banesën e zotit Hoxha, ku jo vetëm nuk te përgjigjet askush, por edhe komshinjtë konfirmojnë se nuk e kane pare prej kohesh. Nëse provon te kontaktosh ne telefonin celular te ish-Shefit te Shtabit, Luan Hoxha, përgjigja qe merr është se numri është jashtë shërbimit. Mundësinë e arratisjes e përforcon edhe deklarata e rektorit te një Universiteti privat ne Tirane ku zoti Hoxha jepte mësim prej dy vjetësh. Tonin Gjuraj thotë për "Vizion Plus" se Luan Hoxha ka shkëputur marrëdhëniet e punës qe ne datën 1 janar te këtij viti. Avokati mbrojtës i zotit Hoxha, Ibrahim Lahi, argumenton te kundërtën, duke thënë se klienti i tij nuk është arratisur pasi ai vete ka komunikuar me te vetëm pak dite me pare. Gjuraj thotë se ish-Shefi i Shtabit jepte mësim ne Kosovë e Maqedoni, e kështu shpjegohet mos ndodhja ne Shqipëri. Luan Hoxha ndodhet ne bankën e te akuzuarve te drejtësisë shqiptare për "shpërdorim detyre" për shpërthimin e Gërdecit ne 15 mars 2008. Procesi është drejt fundit ne Gjykatën e Tiranes dhe Prokuroria ka kërkuar për te 8 vjet burg. Ne këto rrethana një arratisje e mundshme e tij do te ishte një tjetër skandal për drejtësinë ne vend.
Former Chief of Army Staff, General Luan Hoxha Albanian accused of Gerdec tragedy can be escaped to the United States of America.
"Vision Plus" was today in the apartment of Mr. Hoxha, where not only do none of the answers, but also confirm that neighbors have not seen for a long time. If attempts to contact the mobile phone of former Chief of Staff Luan Hoxha, the answer you get is that the number is out of service. Reinforces the possibility of escape of the statement of the rector of a private university in Tirana where Mr. Hoxha was teaching for two years. Gjuraj tone says "Vision Plus" Luan Hoxha severed relations work since January 1 of this year. Defence counsel of Mr. Hoxha, Ibrahim Lahi, argues the opposite, saying that his client is not escaped after he had communicated with him only a few days ago. Gjuraj says former chief of staff teaching in Kosovo and Macedonia, and so explained not in Albania. Luan Hoxha is dock on the Albanian justice for "dereliction of duty" for the outbreak of Gerdec in March 15, 2008. Last process is to court and the prosecution has asked for 8 years. In these circumstances a possible escape his would be a scandal to justice in the country.