Dy rekomandimet e Këshillit te Punëve te Përgjithshme te Bashkimit Evropian janë cilësuar nga Shtetet e Bashkuara te Amerikës si një drite jeshile për Serbinë dhe Kosovën ne perspektiven euroatlantike. Përmes një deklarate, anëtari kongresit ne SHBA, Eliot Engel, ka vlerësuar vendimin e ministrave, ndërsa ka shtuar se dy vendet fqinje duhet te qëndrojnë korrekte ne plotësimin e marrëveshjeve te arritura ne Bruksel. "E ardhmja e Kosovës, e Serbisë dhe e të gjitha vendeve të Ballkanit është brenda strukturave kryesore euroatlantike, NATO-s dhe Bashkimit Evropian. Kjo nënkupton se vendet e rajonit ndajnë fat te përbashkët dhe duhet të vlerësohen nga standardet e përbashkëta të respektit për fqinjët e tyre. Me rëndësi mbetet qe si Serbia ashtu dhe Kosova te realizojnë ne terren marrëveshjet e nënshkruara," është shprehur Engel. Pavarësisht euforisë ne rangjet diplomatike, analistja e çështjeve te rajonit Verena Knaus, tërheq vëmendjen se deri ne këtë pike është favorizuar me shume Serbia. Sipas saj, unioni duhet te tregohet korrekt me Prishtinën zyrtare dhe te përshpejtohet dinamika e kompletimit te studimit te fizibilitetit për marrëveshjen e stabilizim-asocimit. Knaus sqaron se Kosovës i është dashur te beje kompromis për emrin ne mënyrë qe te përfitojë këtë rekomandim, ndaj dhe përgjegjësia e unionit duhet te jete me e madhe kundrejt shtetit me te ri ne Ballkan.
Two recommendations of the General Affairs Council of the European Union are set by the United States of America as a green light for Serbia and Kosovo in the Euro-Atlantic perspective. In a statement, the U.S. member of Congress, Eliot Engel, the ministers praised the decision, while adding that the two neighboring countries should remain correct in completing the agreement reached in Brussels. "The future of Kosovo, Serbia and all countries of the Balkans is within the main Euro-Atlantic structures, NATO and European Union. This means that the countries share common destiny and must be evaluated by common standards of respect for their neighbors. Important remains that both Serbia and Kosovo to implement the agreements signed on the ground, "said Engel. Despite the euphoria in the diplomatic ranks, the regional affairs analyst Verena Knaus, cautions that up to this point is more favored Serbia. According to her, the union should be shown correctly with official Pristina and dynamics accelerate completion of a feasibility study for the stabilization and association agreement. Kraus explained that Kosovo had to compromise on the name in order to benefit this recommendation, and therefore the responsibility of the union must be greater compared with the new state in the Balkans.