Terror ne Vlore, grabitet banka - Vizion Plus - News - Lajme

VizionPlusAlbania 2015-11-22

Views 1

Vlora është terrorizuar serish nga grabitësit e maskuar dhe me arme qe kane qëlluar mbi punonjësin e sigurisë se një banke.
Viron Toska ka mbetur i plagosur, kur ka tentuar te pengoje tre grabitësit ne hyrje te filialit. Ngjarja e rende ndodhi paradite, ne bulevardin pranë Skelës, një zone mjaft e populluar e qytetit bregdetar. Aktualisht mësohet se roja i plagosur është ne spital, por pa rrezik për jetën pasi ka marre plumb vetëm ne këmbë. Sipas policisë, tre agresoret pasi kane neutralizuar punonjësin e sigurisë, kane hyre ne filialin e bankës, ku kane kërcënuar arkëtarët për tu dhënë leket qe ndodheshin aty. Por zyrtarisht nga policia behet e ditur se nuk janë vjedhur leke. Fatmirësisht nuk është qëlluar me arme brenda bankës, ku ndodheshin edhe disa klientë te cilët janë traumatizuar. Autoret janë larguar ne mes te pallateve te lagjes, ndërkohë qe policia po heton për identifikimin e tyre. Ekspertet kane sekuestruar kamerat e sigurisë se objektit për te hedhur me shume drite mbi ngjarjen. Kjo është hera e dyte qe ky filial bie pre e grabitësve. Ndërkohë qe numri i grabitjeve vitin e kaluar dhe këtë fillim viti ne qytetin bregdetar llogaritet ne afro 10 raste.

Vlora is again terrorized by the masked robbers with guns that have fired on worker safety than a bank.
Viron Tosca has remained wounded when three robbers tried to prevent the entrance of the subsidiary. Serious event occurred in the morning, the boulevard near the quay, an area highly populated coastal city. Currently we learn that the guard was wounded in the hospital, but no danger to life after taking the lead just on foot. According to police, three aggressors because they neutralize security officers entered the bank branch where cashiers have threatened to give the money there. But police officially becomes known that there are ALL stolen. Thankfully it's not shot inside the bank, where there were also some clients who are traumatized. The authors are left between the buildings of the neighborhood, while police are investigating to identify them. Experts have seized security cameras that facility to shed more light on the event. This is the second time this branch falls prey to looters. While the number of robberies last year and early this year in the coastal city accounts for about 10 cases.

Share This Video


Download

  
Report form