"Rritja ekonomike, vetëm 1%" - Vizion Plus - News - Lajme

VizionPlusAlbania 2015-11-22

Views 0

Pritshmëritë për një te ardhme edhe me te zymte ekonomike gjate këtij viti sa vijnë e thellohen. Kalkulimet e njësive ndërkombëtare për rritje ekonomike ne Shqipëri mbeten shume larg parashikimeve te qeverise.
Raporti me i fundit 3-mujor i Njësisë se Inteligjencës Ekonomike, me seli ne Londër evidenton se besimi i investitorëve te huaj ndaj Shqipërisë mund te rritet vetëm kur te marre statusin e vendit kandidat, i cili sipas raportit, është i mundur ne 2013-ën. Sipas botimit te "The economist", duke shtuar dhe krizën ne eurozone, parashikimi për rritjen ne për 2012 është vetëm 1 %. "Ekonomia shqiptare ishte nder te paktat me rritje ne 2009. Por qe nga ajo kohe e deri me tani ritmet kane ardhur drejt rënies dhe gjate këtij viti ndikim do te ketë edhe kriza ne eurozone. Ekonomia shqiptare është varur nga tregtia e jashtme dhe dy partneret e saj Greqia dhe Italia, qe janë vendet me te prekura nga kriza. Dy shtetet janë dhe destinacionet kryesore për emigrantet shqiptare, si dhe kane një prani te madhe ne sektorin bankar ne Shqipëri. Si pasoje e kësaj situate janë rishikuar edhe shifrat e rritjes ekonomike me tendence rënie. Pavarësisht apeleve te Bankës Botërore apo Fondit Monetare Ndërkombëtar, ne raport thuhet se ne programin makroekonomik afatmesëm te qeverise 2013-2015 evidentohet një këmbëngulje e kësaj te fundit për te ruajtur te pandryshuar borxhin publik. "Qeveria ka mbajtur parashikime shume optimiste te rritjes ekonomike për këtë vit. Ndërsa objektivi për deficitin buxhetor do te jete 3 %, duke mos marre ne konsiderate sugjerimet e BB për te shkurtuar shpenzimet për investime. Ne këto kushte edhe borxhi publik do te mbetet ne kufijtë e 60% te Prodhimit te Brendshëm Bruto. Megjithatë, qeveria parashikon te mbaje fondin e investime ne dy vite ardhshme sa 5% e PBB, ndërsa shpenzimet dhe te ardhurat pothuajse sa ne 2011. Por këto objektiva rrezikohen nga viti elektoral ne 2013." Lidhur me nevojën për financim, raporti i ka kushtuar vëmendje edhe negociatave te qeverise me Bankën Botërore për te marre një shume prej 200 milion $. Por këto negociata duken te vështira për shkak se qeveria shqiptare nuk merr e konsiderate sugjerimet e këtij institucioni për vetëpërmbajtje fiskale.

Expectations for the future with the grim economic during this year as come and deepened. Calculations of international entities in Bangladesh economic growth forecasts remain far from the government.
Report with the latest 3-month Economic Intelligence Unit, based in London highlights the confidence of foreign investors to Albania can be increased only when the status of candidate country, which according to the report, is available in 2013, RA . According to the publication of "The Economist", and adding the crisis in the eurozone, we forecast growth for 2012 is only 1%. "The Albanian economy was one of the few growing in 2009. But from that time until now rates have come into recession during the year and will also impact the eurozone crisis. Our economy is de...

Share This Video


Download

  
Report form