Tirana pa ujë te pijshëm - Vizion Plus - News - Lajme

VizionPlusAlbania 2015-11-22

Views 3

I gjithë kryeqyteti gjate dite se diele është përballur me probleme te furnizimit me ujë te pijshëm. Një sere lagjesh nuk kane patur ujë, ndërsa te tjera kane kufizime. Drejtoria e Ujësjellës-Kanalizimeve njofton se për shkak te reshjeve te rena gjate natës dhe rrëshqitjes se tokës, është këputur linja e transmetimit te ujit ne Shën Mëri. Kjo linje furnizon kryeqytetin me 800 litra ujë ne sekonde. Drejtori i Ujësjellësit për Tiranen, Sait Dollapi, thotë se avaria është e rende. Edhe pse po punohet për riparimin e demit, nuk dihet ende se kur do te përfundojë. Aktualisht sipas Dollapit, qyteti po furnizohet me burime alternative, nga burimet e tjera kryesore siç janë Selita dhe Bovilla. Me herët, burimi i Shën Mërisë ka qene kryesori ne furnizimin me ujë te Tiranes, por pas ndërtimit te ujëmbledhësit te Bovilles gjendja e tij u degradua si pasojë edhe e mungesës se investimeve.

All the capital during the day than Sunday is facing problems of drinking water supply. A number of neighborhoods have not had water, while others have restrictions. Water and Sewerage Department reports that due to overnight rainfalls and landslides have been cut off water transmission line to St. Mary. This line supplies the capital with 800 liters of water per second. Director of Water for Tirana, Sait Locker, says Avar is massive. Although work is underway to repair the damage, is not known when it will end. Currently under the cupboard, the city is supplied with alternative sources, other major sources such as seats and rock. Earlier, the source of St. Mary was the main water supply in Tirana, but after construction of the reservoir to Bovilla degradua his condition as a consequence of lack of investment.

Share This Video


Download

  
Report form