Muzeu i Pavarësisë drejt shembjes - Vizion Plus - News - Lajme

VizionPlusAlbania 2015-11-22

Views 1

Ballkoni i godinës ku u formua qeveria e pare shqiptare, sot Muzeu Kombëtar i Pavarësisë, rrezikon te shembet për shkak te amortizimit. Ne prag te 100-vjetorit te pavarësisë, sipas drejtuesve, ky muze ka nevoje edhe për shume ndërhyrje te tjera, por fondi i premtuar nga Ministria, prej 3 milion lekesh, nuk është lëvruar ende. "Këtu do të futen kryesisht punimet për fasadën, punime specifike të drurit, që mendohet për restaurimin e ballkonit, shkallëve të drurit. Ne kemi kërkuar që ato të kthehen ashtu siç ishin, origjinale, njëkohësisht janë edhe punimet elektrike, për ndriçimin e fasadës, e punimet hidraulike, apo punime specifike të tjera. Sa i përket muzeut historik, pranë Sheshit të Flamurit, fasada është restauruar, por brenda mungojnë dhe stendat. Ne mungese te tyre, objektet muzeale janë vendosur në arka të vjetra, madje deri ne kova," shprehet Agron Shehu, drejtor i Muzeut Kombëtar te Pavarësisë. "Muzeu historik dhe arkeologjik në Vlorë ende nuk është gati për të kremtuar këtë 100-vjetor. Ne kemi paraqitur edhe projekte të tjera për këtë 100 vjetor, edhe për promovimin e vlerave dhe resurseve që ka Vlora. Këtu nevojiten edhe 6 milionë lekë të reja për arredimin e brendshëm që i duhet godinës," deklaron Skender Spahiu, drejtor i Muzeu Historik, Vlore. E ndërsa Vlora kërkon vëmendjen maksimale te qeverise për te qene kryeqendra e festimeve ne 100-vjetorin e pavarësisë, ne kryeqytet është e hapur gara për përzgjedhjen e monumentit te ri qe do te vendoset ne tirane. Nga 81 bocetet e paraqitura juria ndërkombëtare ka përzgjedhur fillimisht pese dhe pas sugjerimeve edhe te publikut do te caktohet fituesi.

Balcony of the building where they formed the first Albanian government, today the National Museum of Independence, the risk of collapse due to depreciation. On the eve of 100th anniversary of independence, according to managers, this museum has needed for many other interventions, but the fund promised by the Ministry, from 3 million lek, is not yet disbursed. "This will be introduced mainly for façade work, specifically works of wood, thought to restore the balcony, wooden stairs. We asked them to return as they were, the original, both are electrical works for lighting the facade, the plumbing works, or other specific works. Regarding the historical museum, near the Flag Square, the façade has been restored, but the inside is lacking and the booth. In their absence, museum objects are placed in crates of old, even up in buckets, "says Agron Shehu, director of the National Museum of Independence. "Historical and Archaeological Museum in the South still is not ready to celebrate the 100th anniversary. We have also presented other projects for the annual 100, also to promote the values ??and resources that Vlora. Here you will also need some 6 million new domestic interior of the building should be, "said Skender Spahiu, director of History Museum, Vlore. While Vlora government requires maximum attention to the capital of the festivities...

Share This Video


Download

  
Report form