Shënohet skandali i radhës ne kufirin me Greqinë. Autoritetet greke te Kapshticës kane futur ne listën e zeze te personave te padëshiruar gjyqtaret e Korçës qe kane dënuar kreun e OMONIA-s për qarkun Naum Disho, për dhunimin e varreve te Boboshtices. E para qe është kthyer mbrapsht ne kufi, ka qene kryetarja e Gjykatës se Apelit te Korçës, Entela Prifti. Para një muaji ajo ka vulosur pasaportën ne doganën shqiptare, por është penguar nga greket se bashku me te shoqin. Me te njëjtin refuzim Prifti është përballur edhe para dy javësh ne Kapshticë. Edhe gjyqtarja tjetër e Apelit, pjese e trupit gjykues te Dishos, Brunilda Malo, pohon se nuk është lejuar te kaloje kufirin. Ditën e hënë edhe gjyqtarja e faktit, Afërdita Maho, është ndaluar nga autoritetet greke ne dogane. Kontrolloret kane penguar edhe bashkëshortin e saj dhe dy vajzat te cilat disponojnë pasaporte amerikane për shkak se kane lindur atje. Maho e dënoi Dishon me një vit burg, ndërsa gjyqtaret e apelit Prifti dhe Malo e lanë ne fuqi këtë vendim, ndryshe nga anëtari tjetër i treshes gjykuese Stavri Kallço. Ky i fundit u shpreh kundër dënimit te Dishos dhe burime zyrtare te policisë kufitare ne Korçe bëjnë me dije se ai është i vetmi qe nuk është penguar nga greket. Për tre gjyqtaret mësohet se ne regjistrin e shërbimit te policisë greke është shënuar se "janë persona te padëshirueshëm për shtetin grek, si dhe te rrezikshëm për rendin dhe sigurinë e vendit". Edhe për prokuroret e çështjes, Irena Çunoti dhe Roza Qirazi dyshohet se është marre i njëjti vendim, por asnjëra prej tyre nuk ka tentuar te udhëtojë gjate kësaj kohe drejt Greqisë. Pas këtij skandali, Ministria e Jashtme shqiptare njofton se po mbledh te gjithë informacionin zyrtar dhe pas një përgjigjeje nga ambasada greke do te dale me një qëndrim zyrtar e publik.
The next scandal marked the border with Greece. Greek authorities have introduced Kapshtica black list of unwanted persons and Korce judges who sentenced the head of Omonia Dishon Naum County, for violating the graves of Boboshtices. The first one is turned away at the border, has been head of the Court of Appeals of Korca, Entela priest. Before a month it has stamped passport in Albanian custom, but is hampered by the Greeks, together with her ??husband. With the same disclaimer priest is also faced two weeks ago we Kapshticë. And another Judge of Appeal, part of the panel to Dishos, Brunilda Malo, asserts that it is not allowed to exceed the limit. On Monday the judge of fact, Venus Maho, has been detained by Greek authorities in customs. Controllers also have prevented her husband and two daughters that American passports because they were born there. Maho Dishon sentenced to one year in jail while the appeals judges Malo left the priest and the effect this decision, unlike the other member of the trio Stavri Kallço trial. The latter spoke out against the sentence to official sources Dishos and border police in Korca suggest that he is the one that is not hampered...