Shkatërrim masiv pyjeve - Vizion Plus - News - Lajme

VizionPlusAlbania 2015-11-22

Views 0

Prerja pa kriter po shkatërron pyjet sidomos ne veri te vendit. 9 kamionë me dru kontrabande te prere ne pyjet e Mirditës janë bllokuar nga policia. Ne pranga kane rene edhe 18 persona, mes te cilëve shoferet si dhe banore te zonës qe bënin gati ngarkesën.
Me te dëmtuarat rezultojnë komunat e thella si Selita dhe Fani. Edhe ne Shëngjin një numër i madh pishash janë prere kohet e fundit, ndërkohe qe shërbimi pyjor ndihet i pafuqishëm për ti vene fre shkatërrimit. Ne Lezhë operon një numër i vogël efektish te cilët sipas drejtuesve te pyjores nuk mund ta mbulojnë gjithë zonën sidomos gjate natës. Veç pishave, ne zonën e Shëngjinit po dëmtohet edhe rëra e plazhit, pasi shume drejtues mjetesh përdorin bregun e detit për te udhetuar drejt Kune-Vainit. Ndërsa ne Elbasan 150 ha pyje te Krastës qe cilësohen si mushkëria e qytetit janë drejt shkatërrimit te plote. Drejtues te shërbimit pyjor thonë se zhveshja e kodrës nga prerjet pa kriter te pishave ne 20 vitet e fundit, ka shkaktuar rrëshqitje masive te tokës.

Share This Video


Download

  
Report form