Mot me kapriço ne Ballkan - Vizion Plus - News - Lajme

VizionPlusAlbania 2015-11-22

Views 2

Edhe pse tashmë thuajse kemi hyrë në stinën e verës, moti vijon me kapriçot e tij. Pas një fundjavë të nxehtë, temperaturat kanë pësuar ulje të menjëhershme këtë të hënë, ndërkohë që kanë nisur edhe reshjet e shiut. Në Bosnje, moti ka kapërcyer çdo limit. Edhe pse jemi në mesin e muajit maj, pjesa qendrore e shtetit ballkanik është prekur nga reshjet e dendura të dëborës. Si rrallëherë, nga një kohë e përshtatshme për plazh, temperaturat kanë pësuar rënie të menjëhershme dhe vendasit janë habitur së tepërmi kur sot në mëngjes dëbora kishte zbardhur disa nga qytetet kryesore. Një front atmosferik me presion të ulët ka goditur jugun e Italisë dhe një pjesë të Ballkanit. Sipas parashikimeve, ky front do të zgjasë deri këtë të premte dhe pas kësaj, do të ketë ringritje të temperaturave dhe mot me diell.

Although almost already have entered the summer, the weather continues with his whims. After a hot weekend, temperatures have suffered a sharp drop this Monday, and have begun the rain. In Bosnia, the weather has overcome every limit. Even though we are in mid-May, the central part of the Balkan state has been affected by heavy dense snow. How often, by an appropriate time for the beach, temperatures dropped abruptly and the locals are greatly surprised when this morning the snow had shed some of the major cities. A front of low atmospheric pressure has hit the south of Italy and part of the Balkans. According to forecasts, this front will last until this Friday and after that, there will be restoration of temperatures and sunny weather.

Share This Video


Download

  
Report form