Saga e autostradës Levan-Vlore - Vizion Plus - News - Lajme

VizionPlusAlbania 2015-11-22

Views 2

Ndërtimi i autostradës Levan-Vlorë, pjesë e Korridorit 8 dhe një ndër projektet më madhore të infrastrukturës në vend, ka kaluar te gjitha afatet. Punimet ishin parashikuar te përfundonin ne vitin 2009. Pas zvarritjeve te shumta për mos lëvrim ne kohe te fondeve, ministri i Transporteve, Sokol Olldashi, deklaroi se aksi do te përfundonte para sezonit turistik te këtij viti. Por ne fakt ajo është hapur vetëm ne njërin kah, ku mungon tërësisht sinjalistika. Drejtues mjetesh pohojnë se ndihen te rrezikuar gjate lëvizjes jashtë te gjithë rregullave te qarkullimit. Madje, për te shkuar ne qytetin e Vlorës nga Fieri shofereve u duhet te kalojnë ne shtratin e rrugës se vjetër, tërësisht te amortizuar. Autostrada ka një gjatësi prej 24 km dhe është parashikuar me 4 korsi, me një shpejtësi lëvizëse të mjeteve 120-130 km/orë. Punimet për te kane nisur ne vitin 2007 dhe ne projektin fillestar ishte parashikuar te përfundonin dy vite me pas. Kostoja e kësaj rruge pritet te arrije ne 46 milionë euro.

Construction of highway Levan-Vlore, part of Corridor 8 and one of the major infrastructure projects in the country, has passed all limits. The works were scheduled to conclude in 2009. After numerous delays for not timely disbursement of funds, the Minister of Transport, Sokol Olldashi, said axis will be completed before the tourist season this year. But in fact it is only open on one side, completely lacking signs. Drivers say they feel at risk during the entire movement out of traffic rules. Furthermore, to go to the city of Fier, Vlora drivers need to pass on that old road bed, fully amortized. Highways have a length of 24 km and is provided with four lanes, with a speed of vehicles driving 120-130 km / hour. Works to have begun in 2007 and provided the initial project was completed two years later. The cost of this route is expected to reach 46 million euros

Share This Video


Download

  
Report form