134-vjetori i Lidhjes së Prizrenit ka bashkuar në qytetin historik të shqiptarëve krerët politikë të Shqipërisë, Kosovës dhe Maqedonisë. Në këtë përvjetor të kësaj ngjarjeje madhore për kombin shqiptar, në vendin ku u mbajt kjo lidhje, u organizua një aktivitet përkujtimor, ku merrnin pjesë përfaqësues të të gjitha trevave. Shtëpinë ku u mbajt Lidhja Shqiptare e Prizrenit, kryeministri i Shqipërisë Sali Berisha, e cilësoi si tempullin ku kombi shqiptar lindi si nocion politik. Për kryeministrin e Kosovës Hashim Thaçi, edhe pse Lidhja u shua me dhunë, nuk u shua fryma për liri e shqiptarëve. Më 10 qershor 1878, në qytetin e Prizrenit u mbajt Lidhja Kombëtare Shqiptare, e cila kishte karakter politik dhe ushtarak dhe vinte si kundërpërgjigjje e vendimit të fuqive të mëdha për copëtimin e trojeve shqiptare. Kjo lidhje është manifesti më i madh politik i shqiptarëve ndër shekuj dhe shënoi nisjen e përpjekjeve kombëtare që u kurorëzuan me pavarësinë e Shqipërisë në vitin 1912.
134th Anniversary of the League of Prizren has joined in the historic city of Albanian political leaders in Albania, Kosovo and Macedonia. On this anniversary of this major event for the Albanian nation, the place was held this connection, there was a memorial event attended by representatives of all regions. House where he held the League of Prizren, Albanian Prime Minister Sali Berisha, described as a temple where the Albanian nation emerged as a political concept. For Kosovo Prime Minister Hashim Thaci, although connection was forcibly suppressed, not extinguished the spirit of freedom of the Albanians. On June 10, 1878, in Prizren Albanian National League was held, which had political and military character and came to the decision of reply powers for the dismemberment of Albanian territories. This connection is greater political manifesto of Albanians throughout the centuries and marked the beginning of national efforts were crowned with the independence of Albania in 1912.