Dhjetëra forca te ndërhyrjes se shpejte janë instaluar prej tre ditësh ne Gjirokastër, por pa mundur te hyjnë ne Lazarat. Pas situatës se krijuar gjate ditëve te fundit, ka mbërritur atje edhe kreu i Përgjithshëm i Policisë se Shtetit, Hysni Burgaj, i cili deklaroi se policia është e vendosur qe te hyje sa me shpejt ne fshatin problematik. "Mund t'u garantoj për këtë, që në bashkëpunim edhe me komunitetin e Lazaratit, ne do të kemi së shpejti ndërhyrje në te gjitha tokat publike, në te gjithë territorin e Lazaratit. Pra mund të them që me masat e mara ju e keni konstatuar edhe vetë, jo vetëm në aksin kryesor, por ne kemi marrë masa në te gjithë hapësirën ku mund të kalojnë, qoftë në goditje qe kemi konstatuar me kafshë, me mjete të tjera dhe sigurisht shpresoj që tre skalione të forta të policisë, por jo vetëm skalionet e forcave të koordinuara të policisë, por edhe krimi i organizuar po bën punën e vet," tha ai. Burgaj ka pohuar se aktualisht Lazarati mbetet zona me problematike. Ndërsa ne zona te tjera si ne Malësinë e Shkodres, Krujës apo lumin e Vlorës te njohura për kultivim droge, sasia nuk është e konsiderueshme. Ndërkohë, mëngjesin e te dielës, policia ka bllokuar edhe një sasi prej 140 kilogramë marijuane, ne fshatin problematik. Mësohet se katër trafikantet, dy nga Lazarati dhe dy nga Delvina, janë identifikuar, por asnjeri prej tyre nuk është vene ne pranga. Gjate ditëve te fundit janë shoqëruar mbi 170 persona, gra e burra, te punësuar për hapjen e gropave dhe mbjelljen e hashashit ne Lazarat. Policia ka vendosur postblloqe ne hyrje te fshatit dhe bllokon mjetet me xhama te zinj apo ndalon personat e dyshimte.
Dozens of riot forces were installed three days in Gjirokastra, but unable to enter into Lazarat. After the situation that created during the last days, has arrived there General and the head of State Police, Hysni Burgaj, which stated that the police decided to come soon in the village problematic. "I can vouch for them, in collaboration with community Lazarat, we will have soon intervention in all public lands in the entire territory of Lazarat. So I can say that the measures taken you have found themselves not only in the main axis, but we have taken measures over the space where you can go, either in shock that we found with animals, other vehicles and certainly hope that three police Scaglione strong, but not only Scaglione of coordinated police forces, but organized crime is doing its job, "he said. Burgaj Lazarati said that currently remains problematic areas. As in other areas in the region of Shkodra, Vlora Kruja or river known for drug cultivation, the amount is not significant. Meanwhile, the Sunday morning, police also seized a quantity of 140 kilograms of marijuana, in the village problematic. Learned that the four smugglers, two and two Delvina Lazarati been identified, but none of them is put in irons. During the last days were followed over 170 persons, men and women, employed for opening the holes and planti...