Ne limitet e skadimit te afatit edhe për here te trete te komisionit te posaçëm për reformën elektorale, faktori ndërkombëtar apelon për kompromis. "Vija e finishit është afër, por vetëm për ata me vullnet politik. Përmbushja e kësaj detyre kërkon mbi të gjitha që udhëheqësit politikë t'i lënë mënjanë interesat partiake vetjake dhe të vënë në plan të parë vendin e të nderojnë besimin që u kanë dhënë qytetarët shqiptarë. Sa gjatë mund të presë Shqipëria? Unë jam i bindur se qytetarët e këtij vendi janë në gjendje t'i japin përgjigje kësaj pyetjeje," është shprehur kreu i Prezencës se OSBE-se, Eugen Wollfarth. Por sa afër janë palët e angazhuara drejtpërdrejt ne këtë proces, tek finalizimi i reformës? Bashkëkryetari socialist i komisionit, Damian Gjiknuri, pohoi se edhe formalisht mungon vullneti i shumicës për marrëveshje. Ne këtë tryeze te organizuar nga Kuvendi dhe KQZ, për te diskutuar kryesisht çështjen e reformës zgjedhore nen asistencën e Komisionit te Venecias, ka munguar ftesa për zotin Gjiknuri. Por edhe përfaqësuesit e tjerë te opozitës ne tryeze nuk kishin te drejtën e diskutimit. Kryeparlamentarja Topalli dërgoi një tjetër mesazh tek te majtët, se reforma duhet mbyllur brenda korrikut, për te mos rrezikuar statusin. Një nder 3 çështjet qe mbajnë peng reformën është kërkesa e opozitës për riformatimin e KQZ. I pyetur nga mediat, kryetari Arben Ristani, i bindur se i gjithë qëndrimi akuzues i PS ndaj tij vjen për shkak te nervozizmit qe solli humbja ne zgjedhje, tha se nuk ka ndërmend te largohet para kohe.
The limits of the due date for the third time the special commission on electoral reform, the international calls for compromise. "The finish line is near, but only for those with political will. Fulfilling this task requires above all political leaders to put aside personal and party interests to put the first country to honor the trust they have given citizens. How long can you wait Albania? I am convinced that the citizens of this country are able to answer this question, "said the head of the OSCE Presence, Eugen Wollfarth. But how close are the parties directly involved in this process, to finalize the reform? Commission Co-socialist, Damian Gjiknuri, formally confirmed that lacks the will of the majority for the deal. In this roundtable organized by the Assembly and the CEC, to discuss mainly the issue of electoral reform with the assistance of the Venice Commission, has missed the invitation to Mr. Gjiknuri. But other representatives of the opposition we had no right to table the discussion. Speaker Topalli sent another message to the left, that reform must be closed by July, to not jeopardize their status. An honor three issues that hijack the reform is the demand of the opposition to reshape the CEC. Asked by the media, President Arben Ristani convinced that the whole attitude toward his accuser SP due to the nervousness that led to defeat in the elections, said he does not intend to leave prematurely.