Ligje ne funksion te ekonomisë - Vizion Plus - News - Lajme

VizionPlusAlbania 2015-11-22

Views 0

Një ditë pas alarmit të dhënë nga Banka e Shqipërisë, se rritja në masë të konsiderueshme e kredive të këqija, është duke dëmtuar ekonominë shqiptare, ekspertët shprehen, se ka lindur nevoja për një reformim te sistemit ligjor në këtë fushë, pasi bankat hasin shpesh vonesa dhe burokraci në ekzekutimin e kolateralit, gjë qe godet më pas gjithë sistemin ekonomik dhe ndikon drejtpërdrejtë në uljen e konsumit. Për ekspertët e opozitës situata e sotme financiare është produkt i politikave të gabuara të qeverisë, dhe sipas deputetes Mimi Kodheli, për periudhën në vazhdim, vëmendja e financave, duhet të përqendrohet te buxheti. Një ditë më parë guvernatori i Bankës së Shqipërisë paralajmëroi se ulja e investimeve dhe rënia e konsumit do të sjellë një rënie të potencialit të rritjes ekonomike. Ai i bëri thirrje sistemit bankar, që të nise të ekzekutojë kreditë e këqija, duke qenë se niveli i tyre tashmë ka kaluar 20 përqindëshin.

A day after warning given by the Bank of Albania, that a considerable increase in bad loans, is hurting economy, experts say, that was born the need for a reform of the legal system in this area, because banks often face delays and bureaucracy in EBF thing that strikes me after all the economic system and its direct impact on reducing consumption. Opposition to the experts today's financial situation is the product of misguided government policies, and by Mimi Kodheli MP, for the following period, the attention of finance, the budget should focus. A day before the Bank of Albania Governor warned that the fall in investment and consumption fall will bring a decline in economic growth potential. He urged the banking system, to begin to execute bad loans, because their level has already passed 20 percent.

Share This Video


Download

  
Report form