Mijëra turiste ne festen e birrës - Vizion Plus - News - Lajme

VizionPlusAlbania 2015-11-22

Views 1

Festa e birrës ne Korçe mbylli natën e trete te saj me një atmosfere festive qe ka pushtuar jo vetëm korçaret por edhe turistet e huaj dhe ata vendas qe kane ardhur për tu bere pjese e saj. Qytetaret kane shijuar gatimet tradicionale te qytetit, siç janë kërnackat, si dhe kane pire birra Korça, konsumi i te cilës ka arritur shifra te larta. Nen efektin edhe te muzikës qytetaret kane qëndruar deri ne orët e para te mëngjesit ne qendër te qytetit.
Nata e trete ka shënuar edhe numri me te madhe te pjesëmarrësve, mes te cilëve edhe turiste te huaj. Grupi "Elita 5" ktheu sheshin para Pallatit të Sportit në Korçë në një arenë të vërtetë festive. Nuk kishte si te ndodhe ndrysh, por ne një feste birre konsumi i saj ka arritur ne shifra rekord thonë organizatoret. Birra Korça, është birra e pare shqiptare e prodhuar prej vitit 1928, ndaj kjo feste organizohet çdo vit ne qytetin juglindor te vendit.

Holiday beer in Korce closed its third night with a festive atmosphere that has invaded not only locals but also foreign tourists and domestic that have come to be part of it. Citizens have enjoyed traditional dishes city, as kërnackat, and drank beers Korca, whose consumption has reached high. Under the effect of music citizens have stood up in the early hours of the morning in the city center.
The third night also marked the largest number of participants, among whom were foreign tourists. Group "Elite 5" turned square in front of the Palace of Sports in Korca in a truly festive arena. There was no change to happen, but in a celebratory beer consumption has reached record numbers say we organizers. Korca Beer is beer produced first Albanian since 1928, so this festival is organized every year in the southeastern city of the country.

Share This Video


Download

  
Report form