Kompani te sigurimit fantazma - Vizion Plus - News - Lajme

VizionPlusAlbania 2015-11-22

Views 6

Ne këtë periudhe vere, kur është rritur ndjeshëm numri i aksidenteve kompanitë e sigurimeve, kane gjetur mënyra te reja, për te shmangur detyrimet e pagesave ndaj klientëve, duke hedhur hije te forta dyshimi për veprimtaritë e tyre financiare. Vetëm ne dy javët e para te gushtit ne Gjykatën e Tiranes, janë marre ne shqyrtim, mbi 45 çështje, ku këto kompani, kërkojnë pezullim te përkohshëm te ekzekutimit te vendimeve nga përmbaruesit. I gjithë ky fluks kërkesash, vjen ne një periudhe kur gjykatat, kane qene pushim dhe gjyqtaret e gatshëm thirren ne pune vetëm ne rastet e dhënies se masave te sigurisë. Ne kontakte me avokate dhe përmbarues, "Vizion Plus", ka zbardhur skemën e funksionimit ne rast te një aksidenti, kur personi ne fjale, ka qene i siguruar. Pas vendimit te formës se prere te gjykatës, qe detyron kompanitë e sigurimit te dëmshpërblejnë klientët sipas ligjit, këto te fundit kane një afat 10 ditor për shlyerjen vullnetare. Por ne vend te dëmshpërblimit kompanitë, hapin çështje ne gjykate, duke kërkuar shtyrje te ekzekutimit te vendimit. Pas afatit 10 ditor, përmbaruesit, i del e drejta te marre shumën e caktuar nga llogarite, qe kompanitë kane te ngrira për këtë qellim. Por duket, se ne shumicën e rasteve, këto llogari qe kapin vlera 1.5 apo 2 milionë euro ne baze te kapitalit te firmës, nuk ekzistojnë ose janë bosh. Kjo ka shtyre, qe edhe vete përmbaruesit te mos marrin përsipër klientë te tille, te cilët presin me vite te dëmshpërblehen. Duke përfituar nga periudha e pushimit, kompanitë janë dyndur ne Gjykatën e Tiranes, ku një pjese e mire e çështjeve, vjen edhe nga byroja shqiptare e sigurimeve, institucioni qe mbikëqyr këtë treg. Ne pothuajse gjysmën e rasteve, Gjykata ka vendosur ne favor te kompanive te sigurimeve, duke shtyre afatet e dhënies se dëmshpërblimeve. Fenomeni nuk duket sporadik, për sa kohe paditësit janë pothuajse, te gjithë kompanitë e sigurimeve me ne zë ne treg, qe mbulojnë edhe pjesën me te madhe te siguracionit te jetës, shëndetit apo pronës.

In this period, summer, when it increased significantly the number of accidents insurance companies have found new ways to avoid payment obligations to customers, strong throwing shadow of doubt about their financial activities. Only in the first two weeks of August in Tirana Court, are taken into consideration, over 45 cases where these companies require temporary suspension of execution of decisions by bailiffs. All this flow requirements, comes at a time when the courts were willing break and judges are called to work only in cases of granting security measures. We advocate and executive contacts, "Vision Plus" scheme has discolored operation in case of an accident, the person in question, has been provided. After the final decision of the court, which requires insurance companies to compensate customers under the law, the latter have a repayment term of 10 days to volunteer. But instead of compensation companies, open issue in court, seeking a stay of execution of ...

Share This Video


Download

  
Report form