Një dite pas krimit ne Shijak - Vizion Plus - News - Lajme

VizionPlusAlbania 2015-11-22

Views 1

Ne komisariatin e Shijakut, një dite pasi shefi lokal i policisë humbi jetën, flamuri kuq e zi është ne gjysme shtize. Ne zyra ka pak efektive, edhe ata te shokuar nga krimi i rende.
Ne makinën me te cilën udhëtoi te enjten shefi i komisariatit, Adem Tahiraj, ekspertet po rishohin dhe vlerësojnë gjithë provat dhe detajet qe mund t'i kenë shpëtuar syrit njerëzor një nate me pare, për shkak te errësirës. Ne procesverbal shënohen saktësisht vendi ku ndodhi përplasja mes kryekomisarit dhe autorit te krimit, shenjat qe lanë predhat ne murin e parukerise se vogël, por edhe vendi ku qëndronin 2 efektivet qe shoqëronin Tahirajn gjate operacionit. Ndërsa ne bllokun e vilave, kryesisht 3 kateshe dhe te ngjashme me njëra-tjetrën, banojnë familja dhe fisi i autorit te dyshuar te ngjarjes. Dhjetëra forca te FNSH qëndrojnë pandërprerë ne ruajtje te banesave, për te shmangur çdo incident. Pak ore pas ngjarjes, policia zbuloi ne 2 prej tyre arsenal armesh, dylbi, targa automjetesh por edhe 2 makinat me te cilat udhëtonin autoret e dyshuar te krimit te rende. Drejtuesit e grupeve policore mbajnë nen mbikëqyrje edhe zonën përreth dhe marrin ne pyetje çdo person qe hyn apo del këtej rrotull. Ne duar kane edhe identikitin e personit te dyte, te dyshuar si i përfshirë ne krim, por qe është ende i lire. Ndërsa ne pak metra distance dhe përballë vendit te ekzekutimit te Tahirajt, është banesa e Leni Ndokes, e plagosur rastësisht ne ngjarje. Kërkush nuk flet nga te afërmit e saj, por nen zë te thonë qe ajo kishte dëgjuar te shtënat dhe kishte dale për te kuptuar se ç'po ndodhte. Ne orët e para te ditës ajo ka lënë spitalin pas mjekimit për dy gërvishtje te lehta ne këmbë dhe dore, por atë qe ngjau mbrëmë as do ta zërë me goje. Ne Katund te Ri, askush nuk do te flasë për ngjarjen e mbrëmshme. Te tronditur nga përmasat e krimit, qe nuk kurseu as shefin e policisë, banoret shmangin çdo koment apo mohojnë dijenitë mbi detajet e krimit. Skeda e pasur kriminale e 38 vjeçarit nga Katund Sukthi, është e njohur për te gjithë. Vetëm 30 minuta me tej, duke iu afruar qytetit te Durrësit, ndodhet fshati Shën Vlash. Këtu është fundi i arratise se Ilir Xhakjes, mes rrethanave ende te paqarta.

We Shijak station, a day after local police chief was killed, the red and black flag is at half mast. In office less effective, even those shocked by serious crime.
In which the car traveled on Thursday the chief of the commissariat Adam Tahiraj, experts are rishohin and evaluate all the evidence and details that may have escaped the human eye the night before, due to the darkness. We record marked exactly where the collision happened between kryekomisarit and author of the crime that left marks in hairdressing small wall shells, but also the place where stood 2 effective accompanying Tahiraj during operation. While in the block of villas, mainly 3 floors and similar to each other, living family and the tribe of the author of the alleged incident. Tens Quickly Intervention forces remain con...

Share This Video


Download

  
Report form