Përpara se te shkoje për miratim ne mbledhjen e këshillit bashkiak te Tiranes, plani i ri urbanistik nis udhën e konsultimeve me banoret e 11 minibashkive te kryeqytetit. Kryebashkiaku Lulzim Basha ka deklaruar se projekti përfundimtar do te ketë vulën e qytetareve, për te mos lejuar ndryshime te mëtejshme nga institucionet përgjegjëse.
Duke e krahasuar jo pa qellim me një vepër arti Basha theksoi se plani nuk do te përqendrohet ne duart e një personi apo studioje te vetme, sado profesionalizëm te ofrojnë ata. Pas konsultimeve qe zgjasin rreth një muaj, plani do te kaloje për miratim ne këshillin bashkiak te tiranes dhe me pas ne KRTRSH. Bashkia e Tiranes do te heqë lodrat për fëmijë te vendosura ne zonën e Fushës se Aviacionit, te cilat dy dite me pare gjeneruan një konflikt mes banoreve dhe pronareve te tyre. Për Vizion Plus kryebashkiaku Basha deklaroi ,se vendosja e tyre është e paligjshme. Pronaret e lodrave pretendonin se kishin një leje nga Bashkia e Tiranes për ti zhvendosur lodrat ne këtë zone, por ata hasen ne protestën e banoreve mbështetur edhe nga kryetari i njësisë bashkiake numër 7.
Before you go for approval to the city council meeting in Tirana, the new urban plan went the way of consultation with the residents of the 11 mini-municipalities of the capital. Mayor Basha said that the final project will be stamped by the citizens, to prevent further changes from institutions.
As compared not without purpose with an artwork Basha said that the plan will not be concentrated in the hands of a single person or studio, no matter how expertly they offer. After consultation lasting about a month, the plan will be submitted for approval in Tirana Municipal Council and then we KRTRSH. Pop will give toys to children placed in Aviation Field area, which two days ago generated a conflict between residents and their owners. Vizion Plus Mayor Basha said that their placement is illegal. Toy owners claimed that they had a permit from the Municipality of Tirana dislodging toys in this area, but they are found in residents protest supported by the president of the borough number 7.