Oketa ne emisionin "Intervista" - Vizion Plus - News - Lajme

VizionPlusAlbania 2015-11-22

Views 4

Sezoni i ri i emisionit "Intervista" startoi me Gazmend Oketen, një prej themeluesve te Frymës se Re Demokratike. Oketa, i cili deri pak jave me pare ishte ne krye te FRD, post te cilin tashme e mban ish-Presidenti i Republikës, Bamir Topi, solli vizionin e kësaj force politike për Shqipërinë, si dhe sfidat me te cilat kjo parti e qendrës se djathte përballet. Duke iu referuar akuzave qe kryeministri Berisha ka lëshuar ndaj kreut te FRD gjate dy ditëve te fundit, Oketa i ka cilësuar ato thashetheme, duke sjelle ne vëmendje te njëjtat sjellje te liderit te mazhorances ndaj Nanos dhe Metës te cilët i ka bashkëpunëtore dhe aleate. Oketa ka sqaruar edhe qëndrimet e tij ne parlament dhe votat qe shpesh kane qene kundër kësaj mazhorance. Sipas Oketes, abstenimi ndaj ndryshimeve kushtetuese te propozuara nga socialistet ishte për shkak te lojës politike qe dy palët bëjnë me ligjin themeltar te shtetit. Duke pranuar se zgjedhjet e 2013 kane për te qene një sfide e vështirë, Oketa ka deklaruar se ai do te kandidoje ne Durrës, ndërkohë qe Bamir Topi ne Tirane. Fryma e Re Demokratike është forca me e re politike ne vend e cila provën e pare te rëndësishme do ta ketë ne qershorin e vitit te ardhshëm.

The new season of the show "interview" started with Gazmend Oketa, one of the founders of the New Democratic Spirit. Oketa, who until a few weeks ago was at the top of the FRD, post which already holds the former President of the Republic, Bamir Topi brought the vision of this political force in Albania, as well as the challenges that the party center right face. Referring to allegations that Prime Minister Berisha has released to FRD leader during the last two days, Oketa has named them rumors, bringing the same attention to majority leader behavior towards Nano and Meta who has an associate and ally. Oketa explained his position in parliament and were often votes against the majority. By Oketes, abstinence on constitutional amendments proposed by the Socialists was due to political game that both deal with the fundamental law of the state. Recognizing that the 2013 elections have to be a difficult challenge, Oketa has declared that he will run in Durres, while the Bamir Topi in Tirana. New Democratic Spirit is the new political force in the country which first important test will be in June next year.

Share This Video


Download

  
Report form