Plagosja ne kryeqytet - Vizion Plus - News - Lajme

VizionPlusAlbania 2015-11-22

Views 0

Konfliktet e vjetra si dhe një borxh i pashlyer janë shkaku i ngjarjes se mbrëmshme te ndodhur ne kryeqytet ku një ish agjent i SHISH është plagosur nga ish-kolegu i tij.
Në një deklarate për mediat policia e Tiranes ka bere te ditur se ka identifikuar autorin i cili është shpallur ne kërkim. Plagosja ndodhi në orët e vona të ditës së djeshme në Tiranë, pranë ish parkut të autobusëve. Eduard Doku, ish punonjës i SHIK, është qëlluar me armë zjarri, të tipit pistoletë, pranë shtëpisë së tij. 38-vjeçari u dërgua me urgjencë në Spitalin Ushtarak. Sipas policisë autor i dyshuar i plagosjes është shtetasi Gent Roshi. Policia është vënë menjëherë në kërkim të tij.

Old conflicts and an outstanding debt are the cause of the incident yesterday occurred in the capital, where a former SIS agent was wounded by his former colleague.
In a press statement Tirana police has announced that it has identified the author who was found in the search. Injury occurred late yesterday in Tirana, near the former bus park. Eduard Docu, a former employee of shik, was shot with a firearm, pistol type, near his home. 38-year-old was taken to the Military Hospital emergency. According to police alleged author is a national injury Gent Roshi. Police immediately put in his search.

Share This Video


Download

  
Report form